Lajmet e fundit
Nga dita e dytë e vizitës së delegacionit të Kuvendit të Kosovës Bundestagun Gjerman
, 20.03.2007
Në ditën dytë të vizitës së delegacionit të Kuvendit të Kosovës në Bundestagun Gjerman, i kryesuar nga kryetari Kolë Berisha, në përbërje të të cilit janë edhe tre anëtarë të Kryesisë: Sabri Hamiti, Xhavit Haliti e Gazmend Muhaxheri, u zhvilluan takime e biseda për mënyrën e zhvillimit të marrëdhënieve ndërkombëtare të Bundestagut Gjerman, pastaj u zhvillu një takim ë Ministrinë e Punëve të Jashtme t Gjermanisë me përgjegjës për Evropën Juglindore dhe Kosovën, u bisedua me Komisionin e Jashtëm të Bundestagut dhe në fund, iu bë një vizitë të veçantë ndërtesës së Rajhstagut.
Sikur edhe në takimet e djeshme edhe sot delegacioni i Kuvendit të Kosovës në disa takime që pati me përfaqësues të fraksioneve në Bundestagut gjerman, por dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, ritheksoi kërkesat që Gjermania, e cila është kryesuese e radhës të Unionit Evropian, por edhe faktor kyç në Grupin e Kontaktit dhe në mekanizmat e tjerë ndërkombëtar, të ndikojë që statusi i Kosovës, i cili tash është në duar të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të zgjidhet sa më shpejt dhe që zgjedhja të jetë me pajtim me vullnetin politik të shumicës së popullit në Kosovës dhe kjo është Kosova shtet i pavarur dhe sovran.
Në takimet që u zhvilluan sot, parlamentarët e Kosovës ofruan të dhëna dhe argumente për zhvillimet në Kosovë dhe punën e Kuvendit të Kosovës.
Përfaqësuesi i fraksionit CDU/CSU në Bundestagun Gjerman, Manfred Grund, e njoftoi delegacionin e parlamentarëve kosovarë se Bundestagu Gjerman nesër do të debatojë për Kosovën dhe informatat që i mori nga delegacioni i Kuvendit të Kosovës, i vlerësoi të dhëna të dobishme për debat sa më konstruktiv. Z. Grund tha se në janar të këtij viti ka qenë në Beograd dhe se 95 për qind e njerëzve me të cilët ka biseduar atje, jo vetëm politikan, e kishin bindjen se Kosova po shkon drejt pavarësisë së saj, prandaj, porositi ai, ju duhet të mbeti fqinjë të mirë me Serbinë.
Në Ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë delegacioni i Kuvendit të Kosovës u prit nga përgjegjësi për Ballkanin z. Vlajker dhe përgjegjësi për afrim me Unionin Evropinan z. Rondorf. Në këtë takim u bisedua për çështjen e statusit të Kosovës. Delegacioni i Kuvendit të Kosovës, pos informimit të nikoqirëve për gjithë kohen që ka kaluar Kosova deri më, tani kur pakoja e Ahtisarit ndodhet në KS të OKB-së kërkoj që Qeveria Gjermane dhe shteti Gjerman ta ndihmojnë Kosovën në të gjitha aspektet edhe në fazën pas statusit, sepse Kosova ka nevojë për ndihmën e një shtetit kaq të fort, siç është Gjermania.
Qeveria Gjermane, u tha nga nikoqirët në këtë takim, është shumë e interesuar që çështje e Kosovës të zgjidhet sa me shpejt dhe Gjermania të jetë e pranishme në Kosovë edhe pas statusit.
Në të gjitha takimet që zhvilloj sot delegacioni i parlamentarëve kosovarë në Bundestag, u morën përvojat e punës e të organizimit. Në këto takime u tha se këmbimin e përvojave është i domosdoshëm për Kuvendin e Kosovës, prandaj u konstatua se duhet vazhduar kontaktet ndërparlamentare. Ndihmë të madhe në këtë plan po jep edhe projekti “Mbështetje e mëtejme për Kuvendin e Kosovës” i Konzorciumit të katër vendeve që funksionon në Kuvendin e Kosovës, që është edhe organizator i kësaj vizite.
Delegacioni i Kuvendit të Kosovës përfundoi sot agjendën e takimeve në Bundestagun Gjerman dhe nesër kthehet në Kosovë.