Lajmet e fundit
Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis dhe për Planifikim Hapësinor i Kuvendit të Kosovës
, 20.03.2007
Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis dhe për Planifikim Hapësinor i Kuvendit të Kosovës, të cilin e kryesoi Lulzim Zeneli, nënkryetar i parë i Komisionit, mbajti sot mbledhje që si pikë kryesore të trendit të ditës kishte Projektligjin mbi parqet nacionale, që në vitin e kaluar ishte miratuar në parim nga Kuvendi i Kosovës në mbledhjen e tij të rregullt.
Në mbledhjen në fjalë, përveç anëtarëve të Komisionit mori pjesë edhe zëvendësministri i Ministrisë për Mjedis dhe Planifikim Hapësinor, Merxhan Abdyli me bashkëpunëtorët e tij (si propozues të Ligjit të sipërpërmendur) si dhe zëvendësministri i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillim Rural, z. Tomë Hajdaraj, me bashkëpunëtorët t tij më të ngushtë.
Gjatë diskutimit lidhur me këtë Projektligj, midis të tjerash u tha se një ligj i këtillë për Kosovën është më se i domosdoshëm dhe se miratimi i këtij Ligji është vonuar shumë. Projektligji ekzistues për shkak të Pakos së Ahtisarit gjatë procedimit të mëtutjeshëm do të pësojë edhe disa ndryshime, por në esencë ky Projektligj do të jetë baza e Ligjit të ardhshëm për parqet nacionale.
Në vazhdim të mbledhjes, për shkak të mosharmonizimit të qëndrimeve rreth disa neneve të Ligjit të përmendur midis Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë, Zhvillim Rural, anëtarët e Komisionit në mënyrë unanime morën vendim që nga të dy ministritë të formohet në nënkomision prej gjashtë anëtarë, e cila brenda një kohe sa më të shkurtë të bëjë harmonizimin e neneve kontestuese dhe me këto qëndrime të harmonizuara të vijnë në mbledhjen vijuese të këtij Komisioni.