Lajmet e fundit
Robert Badinter dhe Tieri Montbrial u pritën nga kryeparlamentari Kolë Berisha
, 26.03.2007
Robert Badinter, senator dhe ish Ministër i Drejtësisë i Francës dhe drejtor i Institutit për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Paris, akademiku Tieri Montbrial, të shoqëruar nga shefi i Zyrës franceze në Prishtinë, Tiery Reinard janë pritur në një takim nga Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha.
Temat e biseduara në këtë takim ishin ato lidhur me zhvillimet aktuale në Kosovë , paraqitja e pakos së z.Ahtisari, çështja e statusit dhe e pastatusit në konetkstin e zhvillimeve ndërkombëtare, përkatësisht roli i statusit në zhvillimin ekonomik të Kosovës. Zotrinjtë Badinter dhe Montbrial gjatë takimit më së shumti u interesuan për shanset dhe orientimet e zhvillimit ekonomik të Kosovës.
Kryeparlamentari Berisha vuri në dukje se krahas përqëndrimit në çështjen kryesore të statusit jemi të fokusuar gjithnjë e më shumë edhe në cështjet e pastatusit, përkatësisht aspektët ekonomike, të cilat pas statsusit presim se do të marrin impulse të forta për zhvillim ekonomik dhe investime të huaja. Statusi i pazgjidhur, tha kryeparlamentari Berisha, është pengesë për të gjitha aspektet e zhvillimit edhe ekonomik dhe politik .
Në këtë çështje z.Badinter edhe z. Montbrial ishin të mendimit se statusi nuk paraqet çelësin e zhvillimit ekonomik por faktori vendimtar që tërheq investitorët e jashtëm dhe kaptalin është stabiliteti . Z.Badinter mori shembull rastin e Polonisë në kohën e shembjes së komunizmit, kur kapitali dhe investitoret e huaj e kapën shansin per investime . Në këtë aspekt edhe për Kosovën rruga është e hapur, tha z.Badinter. Porosia e tyre ishte që Kosova të mos pres por të përqëndrojë energjitë në zhvillimin ekonomik për të cilën gjë do të ketë edhe përkrahjen e bashëksisë ndërkombëtare.