Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Berisha priti zëvendësshefin e UNMIK-ut, Stiven Shuk
, 29.03.2007
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, z. Kolë Berisha, priti sot në një takim të rregullt pune zëvendësshefin e UNMIK-ut, Stiven Shuk, me të cilin bisedoi për proceset aktuale politike nëpër të cilat po kalon Kosova pas bërjes publike në Kombet e Bashkuara të propozimit të presidentit Marti Ahtisari për pavarësi të mbikëqyrur të Kosovës dhe pas mbështetjes që iu dha këtij propozimi nga SHBA-ja, nga Grupi i Kontaktit, nga NATO-ja, nga BE-ja dhe nga shtetet vendimmarrëse e nga mekanizma të ndryshëm evroperëndimorë.
Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se procesi për Kosovën po ecën mirë, ndërsa një pjesë e bisedës mes zëvendësshefit të UNMIK-ut dhe kryetarit të Kuvendit të Kosovës u përqendrua edhe në ligjet që duhet të aprovojë sivjet Kuvendi i Kosovës.
Kryeparlamentari Berisha e siguroi z. Shuk se Kuvendi i Kosovës, nëse është nevoja, do të punojë edhe në dy ndërresa, në mënyrë që çdo projektligj që vjen nga Qeveria e Kosovës të kalojë menjëherë procedurat e domosdoshme në Kuvend. Gjithashtu, u tha se nevojitet një koordinim edhe më i madh mes Qeverisë së Kosovës dhe Kuvendit të Kosovës, për përshpejtimin e procedurave për ligjet që janë paraparë në Pakon e presidentit Ahtisari.