Lajmet e fundit

Dëgjim publik për Projektligjin për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Planifikim Hapësinorë 30/2003

, 03.04.2007




Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinorë i Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga zoti Lulzim Zeneli zëvendës-kryesues i parë i Komisionit, sot mbajti dëgjim publik për Projektligjin për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për planifikim hapësinorë, 30/2003, i cili muajin e kaluar u përkrah në parim nga ana e Kuvendit të Kosovës dhe atë në mbledhjen e rregullt të Kuvendit.

Në këtë dëgjim publik, krahas anëtarëve të Komisionit, morën pjesë edhe përfaqësuesit nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, (si sponsor të Projektligjit përkatës), në krye me zëvendësministrin e kësaj ministrie, zotin Merxhan Avdyli, pastaj përfaqësuesit nga Prizreni, Gjilani dhe Drejtoria e Ferizajt për Mjedis dhe Planifikim Hapësinorë, si dhe përfaqësuesi i Fakultetit të Arkitekturës në Prishtinë.

Gjatë diskutimit për këtë Projektligj, përveç tjerash, u theksua se me miratimin e këtij Projektligji, para së gjithash, dëshirohet të krijohen kushte sa më të mira për zbatimin në praktikë të ligjit ekzistues, pra në pronat komunale. Ky Projektligj në vete përmban gjithsej 38 nene dhe sjell mjaftë risi, në zbatimin e ligjit ekzistues, nga lëmi i planifikimit hapësinorë në Kosovë.

Në fund të këtij debati publik, njëzëri u mor vendim që Projektligji i lartpërmendur, me disa ndryshime dhe plotësime, t’i procedohet Kuvendit për miratim.
Dëgjim publik për Projektligjin për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Planifikim Hapësinorë 30/2003