Lajmet e fundit

Të enjten – seancë plenare e Kuvendit të Kosovës

, 04.04.2007




Kuvendi i Kosovës mblidhet nesër, të enjten, më 5 prill 2007, në orën 10:00, në seancë plenare, ku do të miratojë Deklaratën në përkrahje të Planit të z. Ahtisari dhe implementimit të tij.

Kryesia e Kuvendit të Kosovës miratoi këtë pikë të rendit të ditës, pas takimit të përbashkët që mbajti sot me anëtarët e Grupit të Unitetit të Kosovës dhe me shefat e grupeve parlamentare të Kuvendit të Kosovës.