Lajmet e fundit

Tryezë mbi shëndetësinë me rastin e 7 Prillit, organizuar nga Grupi Joformal i Deputeteve të Kuvendit të Kosovës

, 06.04.2007




Grupi Joformal i Deputeteve të Kuvendit të Kosovës, organizoi sot një tryezë me rastin e shënimit të 7 Prillit - Ditës botërore të shëndetësisë.

Në këtë tryezë kryesuar nga bashkëkryesueset Gjylshen Berisha dhe Hatixhe Hoxha, e ku morën pjesë deputetet e Kuvendit të Kosovës, përfaqësuese të institucioneve, organizatave joqeveritare dhe mediave u diskutua për gjendjen në shëndetësi në Kosovë. Në këtë rast u mbështet fushata për luftimin e kancerit të gjirit, iniciuar nga Qendra Kosovare për luftimin e kancerit të gjirit “Jeta Vita “si dhe Rrjetit të Grupeve të Grave të Kosovës.

Diskutueset në fjalën e tyre shprehën shqetësimet për gjendjen shumë të rëndë në shëndetësi, për vështirësitë me të cilat po përballet mjekësia tek ne. U fol edhe për plotësimin e infrastrukturës ligjore nga kjo fushë, si dhe monitorimin e zbatueshmërisë së ligjeve, të miratuara nga Kuvendi i Kosovës.

Në tryezë u tha se tha se për të ndryshuar gjendja në shëndetësi duhet të punohet më shumë në vetëdijesimin e qytetarëve, sepse parakusht për një shëndet më të mirë është parandalimi i sëmundjeve. Po kështu u tha se duhet të punohet në krijimin e kushteve më të mira të institucioneve shëndetësore por veçmas duhet të angazhohemi gjatë kohës së ndarjes së buxhetit për shëndetësi.

Nga kjo tryezë dolën këto rekomandime:

Mbështeten rekomandimet e Komisionit parlamentar për Shëndetësi dhe çështje sociale, që dolën pas monitorimit të Ligjit për shëndetësi, miratuar në Kuvend;

Të monitorohet zbatueshmëria e legjislacionit për shëndetësi;

Kyçja e deputeteve në fushatën në luftë kundër kancerit të gjirit;

Të kërkohet rritja e buxheti për shëndetësi dhe arsim;
Tryezë mbi shëndetësinë me rastin e 7 Prillit, organizuar nga Grupi Joformal i Deputeteve të Kuvendit të Kosovës