Lajmet e fundit

Urim i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, z. Kolë Berisha, për Festën e Pashkëve

, 06.04.2007




Në urimin e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës thuhet:

“Dita e Pashkëve, Ditë e ringjalljes së Jezu Krishtit, është sinonim i ringjalljes së dashurisë për njëri-tjetrin, me dëshirat më të mira për paqe, për mirëqenie, për mirëkuptim e për tolerancë mes njerëzve.

Sivjet, Pashkët po i festojmë në kohën kur Kosova dhe populli i saj po ringjallen, duke bërë hapat e fundit në udhën drejt pavarësisë.

Le të mbretërojë paqja edhe lumturia te ju dhe te familjet tuaja!

Me fat Festa e Pashkëve!”