Lajmet e fundit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, z. Kolë Berisha, uroi Shenjtërinë e tij, Atin e shenjtë, Papa Bendikti XVI

, 06.04.2007




Në telegram thuhet:

“Shenjtëri e nderuar,

Kam kënaqësinë që, në emër të Kuvendi të Kosovës dhe në emrin tim personal, Juve dhe Selisë së Shenjtë, t’Jua uroj Festën e Pashkëve, këtë Ditë të Madhe - Ditën e ringjalljes së Krishtit, mrekullinë të cilën ne e kuptojmë si simbolizim të ringjalljes, përkatësisht triumf të jetës mbi vdekjen, të mirës mbi të keqen, të dashurisë mbi urrejtjen, të ofrimit mbi refuzimin, të bashkimit mbi ndarjen, të pajtimit mbi hasmërinë, të mirëkuptimit mbi dhunën, të paqes mbi luftën, të lirisë mbi robërinë.

Shenjtëri e nderuar,

Në histori janë të rrallë ata popuj, jeta, vdekja dhe ringjallja e të cilëve janë po thuaj se plotësisht identike me ato të Krishtit, siç është rasti me popullin tim.

Por, për dallim nga Pashkët e tjera, këto Pashkë, populli im po i përjeton si më të veçanta, për faktin se vendi im, Kosova, është më afër realizimit të aspiratave të saj shekullore për pavarësi. Jam i bindur se, sikundër deri më tani, lutja dhe bekimi Juaj për popullin dhe vendin tim nuk do të mungojë as tani e tutje”.