Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Berisha priti zëvendësshefin e UNMIK-ut, Stiven Shuk

, 10.04.2007




Kryetari i Kuvendit, Kolë Berisha, ka pritur sot në një takim zëvendësshefin e UNMNIK-ut, Steven Shuk. Ky ishte një nga takimet e rregullta në të cilin u diskutuan çështje të aktualitetit në Kosovë dhe lidhur me Kosovën .

Z.Shuk vlerësoi lart Deklaratën e miratuar javën e kaluar nga Kuvendi i Kosovës si mbështetje e fuqishme Planit të z.Ahtisari dhe rekomandimeve të tij për zgjidhjen e statusit të Kosovës. Ai shprehu komplimente për Kuvendin, duke theksuar se Deklarata ishte dëshmi e reagimit të shpejtë dhe të pjekur të deputetëve të Kuvendit të Kosovës, që pati jehonë pozitive në skenën ndërkombëtare.

Kryeparlamentari Kolë Berisha dhe zëvendësshefi i UNMIK-ut, Steven Shuk gjatë këtij takimi kishin mendim të njëjtë lidhur me vizitën e mundshme në Kosovë të një delegacioni nga Këshilli i Sigurimit.
“Nëse kanë vendosur të bëjnë vizitë në Kosovë ne jemi të hapur , deklaroi kryetari Kuvendit Kolë Berisha, duke shtuar se Kosova nuk ka asgjë për të fshehur, është bashkëpunuese siç ka qenë gjatë tërë këtij procesi. Nëse vijnë mund të shohin nga afër progresin e bërë në Kosovë para së të votojnë në Këshillin e Sigurimit”.

Një pjesë e bisedës , iu kushtua përshpejtimit të ligjeve . Kryetari i Kuvendit ia dorëzoi z.Shuk listën e ligjeve, qoftë të atyre të mbetura me herët, apo ligjet e proceduara ditëve të fundit që të përshpejtohet nënshkrimi dhe shpallja e tyre. Z. Shuk premtoi se do ta kontaktojë menjëherë Zyrën Ligjore të UNNMIK-ut dhe do të kërkojë përshpejtimin e procedurës për miratimin e ligjeve të mbetura.

Kryeparlamentari Berisha priti zëvendësshefin e UNMIK-ut, Stiven Shuk