Lajmet e fundit

Nga mbledhja e rregullt e Komisionit të Kuvendit të Kosovës për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion

, 10.04.2007




Sipas disa llogarive procesi i privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore duhet të përfundojë në fund të vitit 2008. Deri më tash në territorin e Kosovës nga 430 ndërmarrje shoqërore që presin për t`u privatizuar nga Agjensioni Kosovar i Mirëbesimit, janë privatizuar gjithsej 250 ndërmarrje. Nga ky numër 15 ndërmarrje shoqërore janë privatizuar me të ashtuquajturin Spin-off. Me transformimin e 250 ndërmarrjeve shoqërore në ndërmarrje private janë mbledhur më tepër se 278.000.000 €, ndërsa vetëm nga shitja e ndërmarrjeve me Spin-off rreth 78.250.000 €. Këto janë vetëm disa prej konstatimeve nga mbledhja e rregullt e Komisionit të Kuvendit të Kosovës për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion, që e kryesoi z. Ibush Jonuzi, kryetar. Mbledhja e Komisionit, pikë të vetme të rendit të ditës kishte çështjet aktuale në lidhje me privatizimin e pronës shoqërore në Kosovë.

Në këtë mbledhje, përveç anëtarëve të Komisionit, i pranishëm ishte edhe Ministri për Tregti dhe Industri, z. Bujar Dugolli, si dhe zëvendësdrejtori i Agjensionit Kosovar të Mirëbesimit, z. Ahmet Shala.

Në mbledhjën e theksuar, përveç tjerash, u tha se pronarët e rinj e kanë obligim t`i punësojnë rreth 6.000 punëtorë, ndërsa deri më tash janë punësuar 3.000 punëtorë. Në punën e mëtejme të mbledhjes u tha se vetëm një pjesë e vogël e punëtorëve ka marrë rreth 20% të parave nga shitja e ndërmarrjeve shoqërore dhe se së shpejti shumica e madhe e punëtorëve do t`i marrin ato 20% të cilat u takojnë sipas ligjit.

Me rregullimin e statusit të kombinatit “Trepça”, që do të duhej të privatizohej. Është marrë vendimi që në afatin prej 6 muajsh Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës t`u jepet të interesuarve për shfrytëzim me koncesion.
Nga mbledhja e rregullt e Komisionit të Kuvendit të Kosovës për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion