Lajmet e fundit

Nga mbledhja e rregullt e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale

, 10.04.2007




Sipas te dhënave të Ministrisë për Tregti dhe Industri në Kosovë janë te regjistruara gjithsej 1.005 institucione private shëndetësore. Nga ky numër 673 kanë aplikuar për licencë. Bordi i ka shqyrtuar 270 kërkesa, 234 kërkesa janë pozitive, ndërsa 36 negative. Këtu janë vetëm disa nga konstatimet të Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale të Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga z. Fatmire Mulhaxha- Kollçaku, kryetare e komisionit. Pika e vetme e rendit te ditës ka qenë licencimi i ordinancave private.

Në këtë mbledhje, përveç anëtareve të Komisionit ka marrë pjesë edhe kryeinspektori shëndetësor i Kosoves z. Zef Komoni.

Në këtë mbledhje z. Komoni duke folur për licencimin dhe inspektimin e institucioneve shëndetësore private dhe publike, ka theksuar se nga data 01.06.2006 kur është formuar Inspektorati Shëndetësor i Kosoves, në tri periudha kohore, janë inspektuar shumica e institucioneve shëndetësore publike dhe private. Nga institucionet publike shëndetësore rezultatet më të mira janë në spitalin e Prizrenit, të Gjakovës dhe të Gjilanit, ndërsa rezultatin më te dobët e ka Qendra Klinike Universitare në Prishtinë. Më tej z. Komoni theksoi se deri më sot Inspektorati Shëndetësor i Kosoves 360 institucioneve ua ka ndaluar punën për shkak të parregullsive të ndryshme, si dhe për shkak të mosdefinimit të disa çështjeve në ligj, Inspektorati nuk ka mund t’ua pezullojë punën disa institucioneve private, edhe pse ato janë të regjistruara si Qendra diagnostike.
Nga mbledhja e rregullt e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale