Lajmet e fundit

Letër e Sabri Hamitit dërguar katër senatorëve amerikanë

, 11.04.2007




Prishtinë, 10 prill 2007
Senatorit Joe LIEBERMAN
Senatorit Joseph BIDEN
Senatorit John MCCAIN
Senatorit Gordon SMITH

Të nderuar senatorë,

Dëshiroj që në emër të Komisionit për Politikë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës t’ju shpreh mirënjohjen dhe vlerësimin tonë për nismën tuaj që Senati të miratojë rezolutë (S.RES.135) që kërkon mbështetje të SHBA-ve për pavarësinë e Kosovës.

Pavrësia për Kosovën është zgjidhja e vetme e drejtë dhe e qëndrueshme, që do të jetë në shërbim të gjithë popullit të Kosovës.

Shfrytëzoj rastin që t’ju shpreh vlerësimin tonë të thellë për mbështetjen tuaj të vazhdueshme, e cila vazhdon edhe tani, për kauzën e drejtë të popullit të Kosovës për liri, demokraci dhe pavarësi.

Populli i Kosovës njeh dhe do të nderojë përgjithmonë sakrificat që ka bërë populli i Shteteve të Bashkuara për Kosovën, duke i dalë popullit tonë në ndihmë kur ka qenë nevoja që nga vitet e nëntëdhjeta.

Të nderuar senatorë – zoti Lieberman, zoti Biden, zoti McCain, dhe zoti Smith – ju lutem pranoni edhe një herë shprehjen e respektit dhe konsideratës tonë më të lartë.

Dr. Sabri Hamiti, kryetar Komisioni për Politikë të Jashtme i Kuvendit të Kosovës
Kuvendi i Kosovës
Rruga Nëna Tereze p.n.
10 000 Prishtinë