Lajmet e fundit
Nuk u mbajt mbledhja e Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa
, 17.04.2007
Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga Safete Hadërgjonaj, nënkryetare e Komisionit, kishte sot në rendin e ditës shqyrtimin e Raportit të pasqyrave financiare për vitin 2006. Në këtë mbledhje ishte ftuar të marrë pjesë edhe ministri i Ekonomisë dhe Financave , Haki Shatri, por ai nuk kishte ardhur, ( ai kishte dërguar një pjesë të stafit të kësaj ministrie), ndërsa Komisioni nuk kishte as ndonjë informatë se pse ministri nuk kishte ardhur. Duke ditur peshën e temës që do të shqyrtohej Komisioni vendosi të mos e mbajë këtë mbledhje pa praninë e ministrit.