Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit Parlamentar për Arsim Shkencë, Teknologji, Kulturё, Rini e Sport

, 17.04.2007




Me gjithë se Projektligji për arsimin dhe aftësimin privat ka kaluar qysh moti në leximin e parë në Kuvendin e Kosovës, madje për këtë Projektligj janë organizuar edhe dy dëgjime publike, anëtarët e Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturё, Rini e Sport i Kuvendit të Kosovës, të kryesuar nga Enver Hoxhaj, kryetar i Komisionit, kishte sot edhe një shqyrtim lidhur me Projektligjin për arsimin dhe aftësimin privat. Ata ende gjenden para dilemave se a duhet një lëmë i këtillë të rregullohet me ligj të veçantë apo në kuadër të ligjeve ekzistuese nga fusha e arsimit të bëhen amendamente, me të cilat do të rregullohet edhe çështja e arsimit dhe aftësimit privat.

Gjatë debatit u tha se është e nevojshme të rregullohet çështja e arsimit dhe aftësimit privat , sepse është evidente se aty ka parregullsi, mirëpo çështje është se athua ky Projektligj jep zgjidhje adekuate për tejkalimin këtyre parregullsive. Konstatohej edhe se Projektligji nuk përmban standarde përkatëse nga ky lëmë. Në këtë vështrim anëtarët e Komisionit shtronin çështjen: a duhet të vazhdojë puna për plotësimin e mirëfilltë të këtij Projektligji apo ky Projektligj duhet t’i kthehet sërish sponzoruesit, përkatësisht Ministrisë së Arsimit dhe Teknologjisë. Shih për këtë ata në këtë mbledhje kishin ftuar edhe ministrin e kësaj ministrie, Agim Veliun, por ai nuk kishte ardhur . Në këtë situatë ata vendosën që të thërrasin edhe një here ministrin që së bashku të vendosin për këtë çështje, në të kundërtën ata do të propozojnë që Projektligji t’i kthehet sponzoruesit.

Mbledhja e Komisionit Parlamentar  për  Arsim Shkencë, Teknologji, Kulturё, Rini e Sport