Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Berisha uroi Papa Benediktin XVI në 80-vjetorin e lindjes

, 18.04.2007




Në telegram thuhet:

“Shenjtëria Juaj, At i Shenjtë,

Kam nderin dhe kënaqësinë e veçantë që, me rastin e ditëlindjes Suaj të 80-të, në emrin tim personal dhe në emër të Kuvendit të Kosovës, t’ju dëshiroj shëndet dhe jetë të gjatë në kryerjen e misionit të shenjtë që keni jo vetëm për besimtarët e fesë katolike dhe jo vetëm për kishën katolike, por edhe për mbarë njerëzimin, anekënd rruzullit tokësor.

At i Shenjtë,

Ditëlindja Juaj e 80-të bie në vitin kur vendi im, Kosova, dhe populli im, shqiptarët, janë në prag të realizimit të ëndrrës shekullore për pavarësi. Falë Zotit, falë mikut tonë më të madh – SHBA-së, falë botës së civilizuar perëndimore, falë Selisë së Shenjtë dhe falë lutjeve Tuaja, bekimit Tuaj dhe angazhimit Tuaj, Kosova shumë shpejt do të bëhet shtet i pavarur dhe sovran, në të cilin do të jetojnë bashkë njerëzit e Zotit, pa dallim kombi, pa dallim race, pa dallim feje dhe pa dallim gjinie.

Shenjtëria Juaj,

Përfitoj nga rasti t’ju informoj se popullit tim ia kam transmetuar porosinë Tuaj: “Përcillja popullit të Kosovës bekimin tim dhe siguroje atë se unë do të angazhohem që ky popull të jetojë në paqe, të ruajë traditën dhe entitetin e vet”, porosi kjo të cilën ma dhatë gjatë pritjes së ngrohtë në Selinë e Shenjtë, më 7 mars 2007. Populli i Kosovës Ju është shumë mirënjohës për atë që keni bërë, për atë që po bëni dhe për atë që do të bëni për mirëqenien e tij.

Jetë të gjatë dhe shëndet!”.