Lajmet e fundit
Nga mbledhja e rregullt e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale të Kuvendit të Kosovës
, 17.04.2007
Tash për tash në tërë territorin e Kosovës nuk ka dukuri të shfaqjes së epidemisë së gripit të shpezëve, mirëpo që nga tani duhet të përgatitemi sikur e njëjta të shfaqet që nga nesër në tërë territorin e Kosovës. Është ky konstatim kryesor i Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale të Kuvendit të Kosovës, nga mbledhja që e kryesoi z.-nja Fatmire Mullhaxha –Kollçaku, kryetare e Komisionit, në të cilën pikë kryesore e rendit të ditës ishte informata lidhur me përgatitjet e planit të dytë me radhë nga Instituti i Shëndet Publik të Kosovës, në lidhje me luftën kundër epidemisë së gripit të shpezëve në territorin e Kosovës, që është përgatitur në bashkëpunim me ekspertin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, z. Claude de Vile de Goyet.
Në mbledhjen në fjalë, përveç anëtarëve të Komisionit, morën pjesë edhe drejtori i Institutit të Shëndetit Publik të Kosovës, dr. Naser Ramadani, si dhe përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë – Zyra në Kosovë, z. Sami Uka.
Në mbledhjen e theksuar, duke folur për epideminë e grupit të shpesëve, z. Wile de Goyet theksoi që Organizata Botërore e Shëndetësisë, epideminë e grupit të shpezëve e ka ndarë në gjashtë faza dhe se, në momentin aktual, në botë është e njohur faza e tretë, përkatësisht bartja e epidemisë së gripit nga zogjtë tek njerëzit, por se duhet të përgatitemi edhe për fazën e gjashtë, do të thotë për fazën e bartjes së kësaj sëmundjeje të rrezikshme nga njeriu në njeri. Në diskutimin e mëtejmë, z. Goyet theksoi që duke marrë parasysh fazën prej të katërtës deri në fazën e gjashtë, ata që janë të infektuar nga kjo sëmundje e rrezikshme, mund ta humbin jetën, numër ky që sillet prej 600 deri në 12.000 njerëz. Duke qenë se tash për tash nuk ka vaksinë adekuate kundër kripit të shpezëve, metoda më e mirë e përgatitjes për sëmundjen e rrezikshme të lartë theksuar është furnizimi me sasi të mjaftueshme të antibiotikëve, të aparateve respiratorë, me dorëza dhe maska sterile dhe me barna të tjera adekuate. Po ashtu, duhet të punohet edhe në atë drejtim që popullata të informohet me kohë dhe në mënyrën e duhur lidhur me këtë sëmundje fatale dhe me preventivën e epidemisë së saj.
Në mbledhjen e këtij komisioni, lidhur me rendin e ditës, ndër të tjera, u theksua që Kuvendi i Kosovës duhet ta miratojë sa më parë Ligjin për Sëmundjet Ngjitëse, i cili në sferën e legjislacionit do të ndihmojë mjaftë në luftën kundër të gjitha sëmundjeve ngjitëse, veçmas në luftën kundër epidemisë së gripit të shpezëve, si dhe që në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë të themelohet Fondi i veçantë rezervë për fatkeqësitë natyrore, përfshirë këtu edhe epidemitë e ndryshme.