Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Berisha, ngushëlloi shefen e Zyrës Amerikane në Prishtinë, Tina Kaidanow
, 18.04.2007
Në telegram thuhet:
“E nderuara znj. Kaidanow,
Më lejoni që, në emrin tim personal dhe në emër të Kuvendit të Kosovës, t’ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për masakrën që ndodhi në Virginia Tech University të shtetit Virxhinia, me ç’rast u vranë në mënyrën më mizore 32 studentë, të rinj e të reja.
Kjo ngjarje e tmerrshme na ka tronditur të gjithëve në Kosovë dhe ndajmë bashkërisht dhimbjen e madhe që ka kapluar tërë Amerikën.
Ju lus që këto ngushëllime t’ia përcillni familjeve të viktimave të pafajshme, popullit amerikan, Qeverisë Amerikane, dhe autoriteteve më të larta të shtetit Tuaj”.