Lajmet e fundit
Fjala e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, z.Kolë Berisha, në Akademinë mbajtur në Teatrin Kombëtar në Prishtinë, me rastin e tetëvjetorit të rënies së Heroit të Kosovës, Sali Çekaj, dhe shënimit të ditës së Veteranëve të Luftës në
, 19.04.2007
E nderuara familje e Sali Çekajt,
Të nderuara familje të dëshmorëve,
Të nderuar veteranë të luftës së Koshares,
Të nderuar përfaqësues të institucioneve qendrore e lokale të Kosovës,
Të nderuar të pranishëm,
Jemi mbledhur sot, në këtë Akademi Solemne, për të përkujtuar figurën madhore të Heroit të Kosovës, Sali Çekaj.
Më 19 prill të vitit 1998, Saliu ra heroikisht në njërën nga betejat më të lavdishme të historisë sonë me të re, atë të thyerjes së kufirit në Koshare. Ra në mënyrën më të bukur, më sublime, më domethënëse.
Saliu, Agim Ramadani, dhe shumë bij trima të Kosovës, në Koshare, me gjakun e tyre, shkruan faqe të ndritura të historisë së Kosovës.
Epopeja e Koshares ishte klithmë e fuqishme e lirisë. Jehona e kësaj beteje do të bëhet edhe më kumbuese me kalimin e kohës dhe do të bëhet inspirim studimi për brezat e ardhshëm.
Beteja dhe fitorja në Koshare nuk ishte vetëm një betejë dhe nuk ishte vetëm një fitore e rastit, por ishte diçka më shumë.
Ishte goditje e një epoke të tërë.
Kosharja tashmë është shndërruar në metaforë dhe në simbol të guximit, të dijes e të veprimit për liri, për pavarësi, për drejtësi.
Kosharja ishte moment i ëndërruar gjatë nga shumë breza.
Me këtë ide ishte rritur e edukuar edhe Saliu që nga mosha e fëmijërisë, në fshatin e lindjes Broliç të Deçanit. Saliu herët ishte nisur drejt kësaj ëndrre dhe, siç u pa më vonë, nuk kurseu asgjë për realizimin e saj.
Të nderuar miq,
Jemi mbledhur edhe sot, këtu, për të kujtuar një personalitet të rrallë, për të kujtuar jetën dhe shëmbëlltyrën e Heroit të Kosovës.
Jemi mbledhur në këtë përvjetor për të theksuar qartë se Kosova nuk i harron dëshmorët e vet dhe nuk do t’i harrojë kurrë idealet për të cilat ata ranë në altarin e lirisë.
Saliu ishte njeri me cilësi të rralla. Ishte studiues i dalluar i shkencave juridike dhe hartues i parë i Statutit të komunës sipas Kushtetutës së Kaçanikut. Ishte veprimtar i palodhshëm. Ishte organizator. Ishte burrë dhe ishte trim. Ishte i veçantë.
Saliu ishte personalitet i përmasave gjigante. Ai kishte energji të pashtershme për çdo veprimtari që lidhej me fatin e atdheut.
Kjo thirrje e brendshme, shqetësimi për Kosovën, e vuri herët në misionin e organizatorit të rezistencës, prandaj, nga miqtë, nga bashkëluftëtarët, jo rastësisht u quajt me nofkën “Veterani’.
Pikërisht për shkak të këtyre cilësive dhe të meritave për lirinë e pavarësinë e Kosovës, Presidenti legjendar i Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, e ka dekoruar Saliun me Urdhrin e Artë “Hero i Kosovës”.
Saliu, siç rrëfejnë moshatarët e tij, ishte gjithmonë model, shembull në mësime, në punë, në përkujdesje për familjen dhe për miqtë e tij.
Por, Saliu ishte shembull edhe në front, ku me pushkë në dorë ishte në linjat e para të frontit.
Këtë cilësi dhe kurajë e kanë pak njerëz, e kanë vetëm ata që jetojnë përtej kohës së tyre. Ata që jetojnë gjithmonë. Ata që kanë vetëm datën e lindjes, por jo edhe atë të vdekjes.
Saliu ka vetëm datën e lindjes dhe na ka lënë, bashkë me bashkëluftëtarët e tjerë, datën e shembjes së kufirit në Koshare.
E, kjo është histori që e kujtojmë dhe do ta kujtojmë gjithmonë.
Të nderuar të pranishëm,
Shembulli i Saliut dhe i bashkëluftëtarëve të tij është njëri prej atyre që duhet kujtuar dhe transmetuar nëpër breza.
Ai la tërë komoditetin dhe kushtet e mira të jetës në Perëndim dhe u vërsul drejt vendlindjes, Kosovës, e cila po rënkonte nën pranga e dhunë.
Duhet vazhdimisht të përsërisim para vetës dhe para të tjerëve se cila ishte madhështia e kësaj sakrifice sublime, të cilën e ka bërë Saliu dhe shumë dëshmorë të tjerë.
Besoj se të gjithë ne e kemi kuptuar amanetin e tij dhe të bashkëluftëtarëve të tij dhe këtë po e bëjmë realitet.
Ky tubim i sotëm është edhe betim se asnjëherë nuk do t’i harrojmë, ndërsa respektin për ta e tregojmë më së miri duke realizuar idealin e tyre, ëndrrën e tyre, e ajo është Kosova e lirë, Kosova e pavarur, Kosova e prosperuar dhe e zonja të vendosë për fatin e vet.
Lavdi jetës dhe veprës së Sali Çekajt!
Prishtinë, 19 prill 2007