Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Berisha priti bashkëkryesueset e Grupit Joformal të Deputeteve
, 19.04.2007
Sot, bashkëkryesueset e Grupit Joformal të Deputeteve të Kuvendit të Kosovës, Gjylshen Berisha dhe Hatixhe Hoxha, patën një takim me karakter pune me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, z. Kolë Berisha.
Bashkëkryesueset e Grupit Joformal të Kuvendit të Kosovës e informuan z. Berisha me aktivitetet që ka bërë deri më tash ky Grup dhe me aktivitetet që planifikojnë t’i mbajnë në të ardhmen. Ato e njoftuan kryetarin e Kuvendit, për përgatitjet që bën Grupi i Grave dhe OSBE-ja për organizimin e Konferencës Rajonale me temë: ”Fuqizimi i pjesëmarrjes së gruas në vendimmarrje”, që pritet të mbahet në fund të muajit prill.
Kryetari Berisha tha se sikurse deri më tash edhe në të ardhmen Grupi Joformal i Deputeteve të Kuvendit të Kosovës do të ketë përkrahjen e tij.