Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Berisha priti një delegacion tjetër të Bundestagut gjerman

, 20.04.2007




Kryetari i Kuvendit, Kolë Berisha, ka pritur sot një delegacion të Bundestagut gjerman, në përbërje Andreas Schockenhoff dhe Gunther Krichbaum (deputetë të fraksionit CDU-CSU), si dhe Hans-Joachim Falenski dhe Claudia Nolte (Fondacioni Konrad Adenauer), të cilët shoqëroheshin nga Julia Nietch dhe shefi i Zyrës Gjermane në Prishtinë,Eugen Wollfarth. Është biseduar për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova, për përbërjen dhe punën e Kuvendit, sidomos në periudhën e passtatusit, si dhe për bashkëpunimin ndërmjet parlamenteve të dy vendeve.

Kryeparlamentari Berisha i ka falënderuar mysafirët gjermanë për gjithë atë që bërë Gjermania për Kosovës, sidomos tash si kryesuese e Radhës së Unionit Evropian. Kreu i legjislativit të vendit, ka theksuar në mënyrë të veçantë ndihmën e madhe që ka dhënë Bundestagu për Kuvendin e Kosovës dhe është angazhuar që ky bashkëpunim të vazhdojë të thelohet edhe më. Ai ka kërkuar që miqtë gjermanë ta ndihmojnë Kosovën edhe pas statusit, ndërkaq, është theksuar në mënyrë të veçantë ndihma për përgatitjen e kuadrit profesional, qoftë nëpërmjet shkollimit nëpër institucionet arsimore të Gjermanisë, qoftë nëpërmjet trajnimeve në Bundestag e në institucionet e tjera qeveritare gjermane. Kreu i legjislativit të vendit ka shfaqur shpresën që Gjermania të jetë ndër vendet e para me investime kapitale në ekonominë e Kosovës.

Mysafirët gjermanë janë për funksionimin e institucioneve dhe të jetës në Kosovë në pritje të zgjidhjes së statusit të Kosovës. Kryesuesi i delegacionit të Bundestagut, Andreas Schockenhoff, duke u ndërlidhë me vizitën fsktmbedhëse, gjatë javës së ardhshme, të delegacionit të KS të OKB-së në Kosovë është shprehur se nuk është shumë me rëndësi se a do të merret vendimi për Kosovën në javët që vijnë, apo do të ketë shtyrje, por e rëndësishme është se kjo nuk e ndryshon asgjë substancën e propozimit e Ahtisarit për statusin. Prandaj ai ka kërkuar durim nga institucionet dhe qytetarët e Kosovës deri në kohën e vendimit për pavarësinë e kushtëzuar të Kosovës. Në këtë vështrim parlamentarët gjermanë janë angazhuar që të zbatohen standardet e arritura për të drejtat e minoriteteve.

Duke folur për rëndësinë e veçantë që ka Kosova në periudhën e tranzicionit për rajonin, parlamentari gjerman Schockenhoff ka thënë shprehimisht se Kosova ka një rol qendror për një Ballkan të qëndrueshëm.

Pavarësia e Kosovës është formula e stabilitetit, ka spikatur Berisha, i cili është shprehur i prerë se nuk ka opsion tjetër pos pavarësisë së vendit, e cila duhet të sa më e shpejtë dhe e pashtyeshme.

Duke iu përgjigjur interesimeve të gazetarëve, pas takimit, lidhur me deklaratën shefit të diplomacisë ruse, Lavrov, se ka dështuar plani për pavarësinë e kushtëzuar të Kosovës, Schockenhoff ka spikatur se Plani i Ahtisarit nuk ka ndonjë alternative tjetër. Berisha, ndërkaq, është shprehur:” Plani i Ahtisarit është i pandryeshueshëm. Është e vetmja zgjidhje e qëndrueshme për Kosovën”

Kryeparlamentari Berisha priti një delegacion tjetër të Bundestagut gjerman