Lajmet e fundit

Deputetet e Grupit Joformal vizituan Prizrenin

, 20.04.2007




Bordi dhe një grup deputetesh të Grupit Joformal të Deputeteve të Kuvendit të Kosovës, patën një takim me karakter pune në Prizren, me gratë e komunitetit boshnjak dhe turk.

Qëllimi i këtij takimi ishte vënia e kontakteve me të drejpërsëdrejta me qytetarë e veçanërisht me gra dhe informimi më për së afërmi me brengat, shqetësimet dhe kërkesat e tyre.

Deputetet bënë edhe një vizitë në Shkollën e Mesme të Mjeksisë të qytetit të Prizrenit ku mësimet i ndjekin edhe nxënësit e komunitetit boshnjakë dhe atij turk. Në këtë takim zëvendësdrejtorja e shkollës i informoi ato për të arriturat e kësaj shkolle dhe vështirësit me të cilat po përballen mësimdhënësit, si në aspektin financiar, ashtu edhe gjatë zbatimit të Ligjit për Arsimin e Mesëm, sidomos të disa urdhëresave administrative, të cilat po ndikojnë në formë indirekte edhe në procesin mësimor.

Deputetet e Grupit Joformal vizituan Prizrenin