Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Siguri
, 25.04.2007
Komisioni për Siguri i Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga Naim Maloku, kryetar i Komisionit, shqyrtoi sot përgatitjet për konferencën rajonale për siguri. Konferenca rajonale për siguri do të mbahet në Prishtinë nga 17 deri më 19 maj të këtij viti, ndërsa në punimet e saj marrin pjesë delegacione nga 19 parlamente të Evropës Juglindore dhe më gjerë.
Në vijim u caktua një anëtar nga Komisioni në grupin e punës për hartimin e Projektligjit për shërbimet e sigurisë private nё Kosovë.