Lajmet e fundit

Nga punimet e seancës plenare

, 27.04.2007




Deputetët e Kuvendit të Kosovës, në seancën e sotme plenare, të drejtuar anëtari i Kryesisë, Xhavit Haliti, kanë mbajtur një minutë heshtje për viktimat e masakrës së Mejës (1999), mbetjet mortore e njëzet prej të cilave varrosen sot në fshatin Meje ( Komuna e Gjakovës), pikërisht në Ditën e të Pagjeturve. Kryesuesi i seancës i ka njoftuar deputetët se Kuvendi ka marrë letër falënderimi nga shoqatat për të pagjetur për emërimin e 27 prillit si Ditë e të Pagjeturve.

Seanca e sotme ka shqyrtuar për herë të dytë dhe e ka miratuar Projektligjin për kimikatet.

Me kërkesë të Komisionit Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale është shtyrë për seancën e radhës shqyrtimi i dytë i Projektligjit për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse.

Për shkak se sot Kabineti Qeveritar sot ka qenë i zënë me delegacionin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, seanca plenare ka votuar që përgjigjet e kryeministrit dhe të ministrave në pyetjet e deputetëve për punën e Qeverisë s Kosovës të shtyhen për seancën tjetër.

Nga punimet e seancës plenare