Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit Legjislativ

, 02.05.2007




Komisioni Parlamentar për Çështje Gjyqësore, Legjislacion dhe Kornizë Kushtetues, në mbledhjen e sotme të drejtuar nga Hydajet Hysenit, kryetar i komisionit, ka shqyrtuar Listën e kandidatëve për anëtar të Këshillit Drejtues të Institutit Gjyqësor të Kosovës dhe i ka dhënë mbështetje listës së propozuar, me përjashtim të një kandidati në atë listë.

Komisioni ka shqyrtuar edhe çështjen e formimit të panelit rekrutues për përzgjedhjen e kandidatëve për pozitën e Avokatit të Popullit dhe me këtë rast i ka rekomanduar Kryesisë së Kuvendit të Kosovës që ta anulojë konkursin për Avokatin e Popullit dhe atë ta rishpallë konform Rregullores së re të UNMIK-ut për procedurën e zgjedhjes së tij.

Komisioni Legjislativ po në këtë mbledhje ka filluar amendamentimin e Projektligjit për noterinë, si dhe ka shqyrtuar (nga aspekti i bazës juridike në Kornizën Kushtetuese) Projektligjin për bujqësinë organike.

Nga mbledhja e Komisionit Legjislativ