Lajmet e fundit
Fjalë e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, z. Kolë Berisha, me rastin e shënimit të 60-vjetorit të Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës
, 04.05.2007
I nderuari kryetar Kurteshi,
Të nderuar pensionistë të Kosovës,
Të nderuar përfaqësues të institucioneve të nivelit qendror e lokal,
Të nderuar përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë,
Të nderuar të pranishëm,
Të dashur miq, Zonja e zotërinj,
Me kënaqësi kam pranuar ftesën për të marrë pjesë në mbledhjen tuaj solemne për shënimin e 60-vjetorit të Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës. Sot, jam në mesin tuaj, për të ndarë bashkërisht këtë përvjetor jubilar për Lidhjen e Pensionistëve të Kosovës.
Ju, të dashur pensionistë, e keni shkrirë një jetë të tërë, një shekull pune. Ju keni lënë djersën, keni lëndë mundin, keni lënë shëndetin për familjet tuaja, për të ardhmen tuaj dhe të Kosovës.
Ne, sikurse edhe ju, do të dëshironim që ky përvjetor jubilar, në vend të ankesave e vërejtjeve, të kishte vetëm lule, urime, dekorata e mirënjohje. Por, edhe ky përvjetor na zuri e na gjeti pa zgjidhjen e duhur për ju. Dhe, për këtë fakt askush nuk ndihet mirë, pa dyshim.
Më lejoni që në fillim të theksoj se, ndaj jush, shoqëria kosovare dhe institucionet e saj kanë borxh të veçantë. Kjo gjë dihet dhe nuk dua të përsëris thirravajet apo justifikimet retorike e pa substancë. Është e vërtetë se ju na keni obliguar dhe akoma nuk është bërë për ju ajo që keni merituar. Këtë nuk ka si e konteston askush, por çështja është më shumë rreth shkaqeve e edhe më shumë rreth mundësive për të gjetur dhe për të ofruar zgjidhjen e duhur, zgjidhjen që meritoni.
Fatkeqësisht, edhe në këtë moment kur po flasim së bashku, kemi më shumë dëshirën e mirë se sa mekanizma realë për të mundësuar në këtë moshë tuajën atë zgjidhje që u mundëson dinjitet dhe pleqëri të mbarë.
Të nderuar pensionistë,
Kam ardhur sot këtu që t’ju falënderoj për mirëkuptimin tuaj.
Edhe gjatë gjithë këtyre viteve të pasluftës, ju jeni treguar shumë të ndërgjegjshëm. Keni kuptuar dhe e keni duruar peshën e situatës nëpër të cilën po kalon Kosova. Keni bërë të qartë gatishmërinë e sakrificës deri në zgjidhjen e problemit kryesor të Kosovës, që është statusi i saj i pazgjidhur.
Ju garantoj se na kanë mbetur edhe pak hapa deri te pavarësia dhe pastaj do të kemi kohë e mundësi që çdo problemi t’i qasemi përmbajtësisht. Kështu do të jetë edhe me problemet e pensionistëve dhe të invalidëve të punës.
Kemi kërkuar, po kërkojmë dhe do të kërkojmë që djersa juaj të mos shkojë dëm dhe Fondi i grabitur nga Serbia të kthehet në Kosovë. Nuk heqim dorë asnjëherë nga kjo kërkesë, sepse është e drejtë. Ne, në të gjitha rastet e mundshme, kemi prezantuar shifrat dhe shumat e publikuara nga Sindikata e Pavarur e Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës dhe qasja jonë ka qenë e është se ato fonde janë tuajat, ato janë kontribute tuajat, të cilat padrejtësisht ju janë pamundësuar.
Të nderuar pensionistë,
Nga takimet që kam pasur disa herë me përfaqësuesit tuaj (me zotin Iljaz Kurteshi, me profesorin Fatmir Fehmiu, dhe me përfaqësuesit tuaj të tjerë), jam informuar se pensionistët e Kosovës, me durim dhe me sakrificë individuale e familjare për mbijetesë, po angazhohen për të përballuar me dinjitet këtë situatë.
Në Kuvendin e Kosovës e kuptojmë dhe e ndiejmë tërësinë e problemit tuaj. Nuk them se kemi bërë maksimumin, por edhe mundësitë tona nuk kanë qenë shumë të mëdha për të bërë zgjidhje. Në procedurë është Projektligji për sigurimin pensional e invalidor në Kosovë. Ky projektligj ndodhet për rishikim të kostos buxhetore në Ministrinë e Punës dhe të Mirëqenies Sociale dhe me të po merret një ekip ekspertësh. Ju të gjithë e dini se nuk është ndonjë problem i madh të bëhet një ligj, por problemi është si të sigurohen fondet për zbatimin e tij.
Kërkesat e Kosovës janë shumë më të mëdha se sa mundësitë buxhetore. Ka shume sektorë e veprimtari, të cilat janë në gjendje të vështirë, por të gjithë këta e pranojnë se çështja juaj është specifike, është urgjente.
Pra, ka kufizime, por, po ashtu, të gjithë duhet ta pranojmë se, edhe në këto rrethana, mbase kemi mundur të bëjmë më shumë.
Edhe me këto kushte që ka sot Kosova, edhe me buxhetin ekzistues, i tillë çfarë është, pensionistët meritojnë një përkrahje më të madhe institucionale dhe forma të tjera të përkujdesjes shoqërore.
Pensionistë të nderuar,
Po e mbyll këtë fjalim me bindjen se kthimi i fondeve tuaja të grabitura si dhe ndërtimi i skemave efikase e bashkëkohore për pensionistët do të jetë pjesë e zgjidhjes së statusit dhe e efekteve të tij.
Ju faleminderit për vëmendje!
Prishtinë, 4 maj 2007