Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Berisha priti një grup nxënësish të klasave të nënta të Prishtinës
, 05.05.2007
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, priti sot në ambientet e Parlamentit një grup prej 50 nxënësish të klasave të nënta të shkollave fillore, si: “Pjetër Bogdani” , “Faik Konica”, “Asim Vokshi” nga kryeqyteti, si dhe të shkollave “Rilindja” të Keçekollës dhe “Shkëndija” të Hajvalisë . Pasi shprehu kënaqësinë e veçantë për këtë vizitë të nxënësve, kryeparlamentari Berisha tha se jeni këtu ku ndërtohet drejtësia, e tashmja dhe e ardhmja e vendit, aty ku dëgjohet zëri i popullit nëpërmjet deputetëve, të cilët i zgjedh ai. Kur jemi së bashku me ju, ndjejmë rinimin, ndjejmë ardhmërinë e lumtur të brezit tuaj dhe të të gjithë brezave që do të vijnë.
Kryetari i Kuvendit në vijim foli gjerësisht për strukturën e Kuvendit, zhvillimet aktuale , si dhe për kontributin e Kuvendit të Kosovës në fushën e legjislacionit. Në krye të listës së këtyre angazhimeve , tha më tutje Berisha, është sendërtimi i procesit të statusit final të Kosovës. Pikërisht këtu, theksoi Berisha , shumë shpejt do të shpallet pavarësia e Kosovës, në bashkëveprim me bashkësinë ndërkombëtare, me miqtë tanë, të cilët po ofrojnë ndihmën e tyre të pakursyer për zgjidhjen e çështjes së statusit të vendit tonë.
Gjatë kësaj pritjeje , kryeparlamentari Berisha u përgjigj edhe në shumë pyetje të nxënësve për segmente të ndryshme të jetës shoqërore e politike të vendit. Nxënësit me këtë rast vizituan edhe sallën e mbledhjeve plenare të Kuvendit të Kosovës. Në emër të nxënësve, për këtë vizitë u falënderua udhëheqësja e këtij grupi të nxënësve, Sanije Berisha, profesoreshë e bazave të së drejtës në këto shkolla.