Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Berisha priti të dërguarin e BE-së për statusin e Kosovës, Shtefan Lehne
, 08.05.2007
Kryetari i Kuvendit, Kolë Berisha, ka pritur sot të dërguarin e BE-së për statusin e Kosovës, Shtefan Lehne, i cili shoqërohej nga ekipi i tij dhe Thorbiorn Solhstrom, i deleguar i Havier Solanës për Kosovë.
Në takim është biseduar për fazën e tashme të përpjekjeve për zgjidhjen e statusit të Kosovës, veçanërisht për rolin e Kuvendit të Kosovës për implementimin e statusit, siç janë miratimi i ligjeve që dalin nga Pakoja e Ahtisarit.
Kryeparlamentari Berisha, duke e falënderuar Unionin Evropian për mbështetjen që ka i dhënë Kosovës, ka theksuar se Kuvendi i Kosovës i gatshëm dhe i mobilizuar që ta kryejë pjesën e vetë të punës dhe t’i miratojë ligjet që mundësojnë implementimin e statusit.
“Kjo është kohë shumë e rëndësishme për Kosovën dhe e vlerësoj lart se si u prit delegacioni i KS të OKB-së në Kosovë dhe si u prezantuan me pedanteri argumentet” – ka thënë Lehne, i cili ka lavdëruar performansën e Ekipit të Unitetit. Pas kësaj vizite, ka thënë Lehne, ka edhe më shumë mbështetje për Kosovën nga bashkësia ndërkombëtare. Ai, ndërkaq, ka spikatur se në këtë periudhë pritet nga Kosova që të bëjë më shumë për çështjen e decentralizimit, të zonave të sigurisë dhe përmbushjen e standardeve.
“Pajtohem me ju se serbët e Kosovës duhet ta shohin të ardhmen e tyre këtu në Kosovë dhe këtë mesazh do t’ua përcjell edhe atyre” , ka thënë Lehne, duke sugjeruar që në këtë plan të veprohet në mënyrë subtile.
Kreu i Kuvendit të Kosovës, Berisha, ka falënderuar për qëndrimin e qartë dhe angazhimet e Unionit Evropian për zgjidhjen e shpejtë të statusit të Kosovës. Ai ka vlerësuar lart gatishmërinë e BE-së dhe të NATO-s për të ushtruar përgjegjësitë për Kosovën dhe ka shtuar se uniteti i BE-së do të ketë ndikim të fuqishëm për miratimin e Rezolutës për Kosovën në KS të OKB-së. “ Së bashku me bashkësinë ndërkombëtare do t’i çojmë deri në fund proceset”, e ka garantuar Berisha të dërguarin e BE-së për statusin e Kosovës, Shtefan Lehne.
Një pjesë e takimit i është kushtuar edhe pranisë së BE-së në Kosovë, që është thënë se do të jetë një mision i përkrahjes dhe i bashkëpunimit.