Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit Parlamentar për Shërbime Publike, Administratë Lokale dhe Media

, 08.05.2007




Komisioni Parlamentar për Shërbime Publike, Administratë Lokale dhe Media i Kuvendit të Kosovës, kryesuar nga Fehmi Mujota, nënkryetar i Komisionit, bëri sot rishqyrtimin e Raportit vjetor të KPM-së për vitin 2006, pas shqyrtimeve dhe dëgjimit publik që ishte organizuar nga ana e këtij Komisioni, përkitazi me këtë Raport.

Në mbështetje të këtyre shqyrtimeve Komisioni do të bëjë disa rekomandime me rastin e vënies në rend të ditës të Raportit të KPM-së për vitin 2006 në Kuvendin e Kosovës.

Në këtë frymë ky Komision u pajtua që ky Raport të procedohet në shqyrtim të mëtejmë në Kuvendin e Kosovës.
Mbledhja e Komisionit Parlamentar për Shërbime Publike, Administratë Lokale dhe Media