Lajmet e fundit
Nga mbledhja e rregullt e Komisionit për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion
, 08.05.2007
Për shkak të kualitetit të dobët të derivateve të naftës si dhe për shkak të mosrespektimit të dispozitave ligjore, në fillim të prillit të këtij viti në pikën kufitare ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë, Shërbimi Doganor i Kosovës nga ka ndaluar gjithsejtë 83 autobote të mbushura përplot me derivate të naftës, pronësi e 10 firmave që merren me veprimtarinë e importit të derivateve të naftës, dhe nuk e ka lejuar hyrjen e tyre në Kosovë. Me intervenimin e PSSP-së për Kosovë dhe sipas rekomandimit të Kryeministrit ato autobote, përplot të mbushura me derivate të naftës, megjithatë e kanë kaluar kufirin e Kosovës dhe se tani, të njëjtat derivatet të naftës, shfrytëzohen në tërë territorin e Kosovës, edhe pse është e ditur se janë të një kualiteti mjaftë të dobët dhe për të cilat dyshohet që përmbajnë edhe tipare kancerogjene. Këto janë vetëm disa nga konstatimet nga mbledhja e rregullt e Komisionit për ekonomi, tregti, industri, energjetikë, transport dhe telekomunikacion të Kuvendit të Kosovës, të cilën e kryesoi z. Ibush Jonuzi, kryetar i komisionit, dhe në të cilën si pikë kryesore e rendit të ditës ishte: Njohja me situatën e fundit lidhur me veprimet e importit si dhe kualitetin e derivateve të naftës së importuar.
Në mbledhjen e cekur më lartë, krahas anëtarëve të Komisionit ka marrë pjesë edhe z. Bujar Dugolli, ministër për tregti dhe industri me bashkëpunëtorët më të ngushtë.
Po ashtu, ne mbledhjen e përmendur, ndër të tjerat është thënë se, edhe pse prej taksave në naftën e importuar buxheti i Kosovës përfiton mjaft mirë, prapëseprapë për shkak të mbrojtjes së shëndetit të popullsisë si dhe për shkak të mbrojtjes së konsumatorëve, në të ardhmen , parregullsi të këtilla nuk duhet të tolerohen. Sepse është në fuqi Ligji mbi kualitetin e derivateve të naftës, që nga gjysma e vitit 2005, dhe se i njëjti duhet të respektohet në mënyrë konsekuente.