Lajmet e fundit
Reagim i Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, z. Kolë Berisha
, 09.05.2007
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, z. Kolë Berisha, reagoi pas lajmit për arrestimin e gjashtë terroristëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, katër prej të cilëve janë shqiptarë.
Në reagim thuhet:
“Lajmi se baza ushtarake amerikane e Fort Dix-it, në Nju-Xhersi të SHBA-së (e cila, sipas informatave të para, në vitin 1999 kishte qenë qendër strehimi pikërisht e refugjatëve shqiptarë), ishte objekt i tentimsulmit nga gjashtë terroristë, prej tyre katër shqiptarë, për popullin tim, për mua dhe për familjen time ishte, vërtet, jo vetëm trishtues, tronditës, i turpshëm dhe i panjohur në historinë mijëravjeçare të popullit tim, por, për më tepër, ishte fyes, ishte poshtërues, kishte qëllim përdhosës dhe është njollë që do të mbetet përherë në traditën dhe historinë tonë kombëtare.
Megjithatë, pavarësisht nga ajo se terroristët janë me prejardhje nga ndonjë pjesë e trojeve shqiptare, pavarësisht se gjuhën shqipe e kanë gjuhë amtare, madje madje edhe gjenetikisht mund të jenë nga prindërit shqiptarë, ata, me një mendësi të tillë, e aq më tepër me një tentativë të tillë, njëherë e përgjithmonë vetëprivohen nga përkatësia e tyre shqiptare dhe, për shqiptarët, ata do të mbesin një trup i huaj. Në traditën tonë kurrë nuk ka ndodhur që shqiptari të gjuajë në mikun, ta godasë atë (madje as të provojë), e aq më pak mikun që, vetëm tetë vjet më parë, e shpëtoi nga zhbërja totale.
Duke e mbështetur pa rezervë luftën globale kundër terrorizmit, ngado që vjen, gjykoj në mënyrën më të ashpër aktet e këtilla dhe shpresoj se ky rast nuk do të ndikojë në marrëdhëniet e kultivuara dhe në miqësinë ndërmjet popullit shqiptar dhe atij amerikan”.
Prishtinë, 9 maj 2007