Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa
, 09.05.2007
Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Kosovës , i kryesuar nga Safete Hadërgjonaj, nënkryetare e Komisionit, shqyrtoi sot Projektligjin mbi ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 2003/4 mbi likuidimin dhe riorganizimin e personave juridikë në falimentim. Përkitazi me këtë Komisioni përkrahu disa amendamente që kanë të bëjnë më shlyerjen e obligimeve tatimore të ndërmarrjeve deri në momentin e falimentimit.
Gjatë shqyrtimit të Projektligjit mbi ndihmën shtetërore, u shfaqën dilema rreth bazës ligjore të këtij projekti, sidomos kur është fjala për disa kundërshti me Ligjin për menaxhimin e financave publike. Në këtë frymë u vendos që Komisioni bashkë me sponzoruesin- Ministrinë për Ekonomi dhe Financa ta shqyrtojë këtë gjerësisht për të dhënë edhe propozimet për mënyrën e trajtimit dhe procedimit të mëtejmë.
Në vijim anëtarët e Komisionit shqyrtuan Projektligjin për letërnjoftimin, me raportin e komisionit funksional- Komisioni për Siguri, me amendamente. U tha se ky Projektligj ka implikime buxhetore, një pjesë e të cilave tash për tash nuk janë të siguruara, por duke ditur rëndësinë e tij u dha pëlqimi për procedimin e këtij Projektligji në Kuvendin e Kosovës.
Në mbledhje u debatua edhe për Raportin financiar të Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave për shpenzimet e vitit 2006, i cili është i paraparë në rendin e ditës së seancës së 10 majit të këtij viti. Përkitazi me këtë , nënkryetarja e Komisionit do të njoftojë nesër Kuvendin se ky Raport nuk është shqyrtuar në Komisionin për Buxhet dhe Financa, për shkak se në mbledhjen e caktuar për këtë çështje nuk ishte i pranishëm ministri i Ekonomisë dhe Financave.