Lajmet e fundit
Nga punimet e seancës plenare
, 10.05.2007
Deputetët e Kuvendit të Kosovës, në seancën e sotme plenare, të drejtuar nga Kolë Berisha, kryetar i Kuvendit kanë shqyrtuar dhe në fund me shumicë votash edhe e kanë miratuar Raportin financiar të Ministrisë së Ekonomisë dhe të Financave për shpenzimet e vitit 2006, të paraqitur nga ministri Haki Shatri.
Po në këtë seancë është shqyrtuar përherë të parë Projektligji për shoqëritë tregtare, kurse për herë të dytë është shqyrtuar dhe është miratuar Projektligji për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse.
Ministrat e Qeverisë së Kosovës, ndërkaq, u janë përgjigjur pyetjeve të deputetëve për punën e Qeverisë.
Seanca i vazhdon punimet nesër (e premte), në orën 10.