Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Berisha priti një grup studentësh të Universitetit të Vjenës
, 11.05.2007
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, priti sot në ambientet e Parlamentit një grup studentësh të Institutit të Shkencave Politike të Universitetit të Vjenës, të cilët gjenden në një vizitë disa ditëshe në Kosovë, në bazë të një programi për hulumtimin e zhvillimeve aktuale në vend, me theks të veçantë në rrjedhat politike. Me këtë rast kryeparlamentari Berisha pasi i falënderoi për këtë vizitë, i njoftoi studentët për ecuritë në punën e Parlamentit të Kosovës, si dhe për strukturën e tij. Në këtë frymë , Berisha u shpreh se nga përbërja prej gjithsej 120 deputetësh sa ka Parlamenti, 20 janë të rezervuara për pakicat, 10 për pjesëtarët serbë, ndërsa 10 të tjera për pakicat tjera joserbe. Deputetët serbë marrin pjesë në punën e komisioneve dhe trupave të tjera të Kuvendit, por nuk janë duke marrë pjesë në seancat e Kuvendit. Mospjesëmarrja në seanca vjen si pasojë e ndikimit nga politika e Beogradi mbi ta. Secili deputet në Kuvendin e Kosovës flet në gjuhën që ai dëshiron. Do theksuar se pjesëtarët serbë marrin pjesë në Qeveri, në SHPK dhe në TMK, madje me një përqindje të konsiderueshme.
Parlamenti i Kosovës, tha në vijim kryeparlamentari Berisha, ka fituar një përvojë mjaft të mirë në punën e legjislacionit, si dhe në të gjitha segmentet tjera të veprimtarisë, që arrihet edhe në saje të bashkëpunimit mjaft të mirë me parlamentet evropiane.
Studentët nga Vjena u falënderuan për këtë pritje, duke treguar interesim sidomos për Pakon e Ahtisarit dhe të ardhmen e Kosovës. Ata shprehnin kënaqësi për vizitën në Kosovë, për zhvillimet demokratike, si dhe dëshirën e tyre për t’ u njohur me monumentet kulturore e historike të Kosovës.