Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Berisha priti shefin e Misionit të OSBE-së, Ambasadorin Verner Vnendt

, 15.05.2007




Bashkëpunimi i mëtejmë ndërmjet Kuvendit dhe OSBE-së ishte temë kryesore e takimit kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha me shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadorin Verner Vnendt. Në takim është spikatur veçanërisht koordinimi aktiviteteve për çështjet shumë të rëndësishme të përgatitjes për zgjedhjet vendore e të përgjithshme, pastaj organizmi i Konferencës rajonale ndërparlamentare që do të mbahet në fund të kësaj jave në Prishtinë, si dhe organizimi i Javës së vizitave të kryetarit dhe Kryesisë së Kuvedit të Kosovës në qendrat kryesore rajonale të Kosovës.

Kryeparlamentari Berisha e falënderoi ambsadrorin për angazhimet dhe kontruibutin e OSBE-se dhe theksoi rëndësinë e koordinimit të aktiviteteve për çështjet më rëndësi që na presin në vazhdim.

Ambasadori Vnendt njoftoi kryeparalmentarin Berisha se Grupi Punues Tranzitor Mbi Zgjedhjet, ku marrin pjesë përfaqësuesit e subjekteve politike dhe të komuniteteve ka përgatitur dokumentin e qëndrimeve themelore për zgjedhjet e ardhshme lokale e të përgjithshme, i cili, nëse kalon nëpër fazat e ardhshme të pëlqimit të subjekteve politike dhe të Grupit të Unitetit, do të vijë në Kuvend për miratim final nga deputetët, në formën e katër ligjeve kryesore (janë katër ligje të cilat kërkojnë bashkëpunim dhe punë aktive për miratimine tyre: Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme, Ligji për Zgjedhjet Lokale, Ligji për KQZ-në dhe Ligji për Regjistrimin e Subjekteve Politike.)

Deri tash, tha ambasadori Vnendt, kemi arritur konsensus që sistemi zgjedhor të organizohet sipas listave të hapura dhe për të ruajtur kuotën 30 për qind të përfaqësimit të femrave.

Ambasadori shtroi çështjen e zgjedhjes sa më të shpejt të Ombudsperosnit duke theksuar se është interes i Kosovës që kjo çështje të zgjidhet para statusit.

Kryeparlamentari Berisha e njoftoi shefin e OSBE-së Vnendt se Kuvendi është në procedurë e sipër për zgjedhjen e Ombudspersonit dhe se moszgjedhja është bërë për shkak të shpërputhjes së rregullave të procedurës ndërmjet Kuvendit dhe UNMIK-ut. Komisioni Legjislativ, për këtë arsye, i ka rekomanduar Kryesisë që të bëjë edhe njëherë shpalljen e Konkursit për Ombudsperson në bazë të Rregullores së ndryshuar të UNMIK-ut dhe kjo çështje do të shqytrohet nga Kryesia në mbledhjen e radhës.

Kreu i Kuvendit, Berisha, theksoi se Kuvendi ka bërë përgatitjet e duhura dhe është i gatshëm të përballojë dinamikën e miratimit të ligjeve për implenetimin e Pakos së Ahtisarit, për të cilën fazë do të ketë rol të rëndësishëm edhe OSBE-ja.
Kryeparlamentari Berisha priti shefin e Misionit të OSBE-së, Ambasadorin Verner Vnendt