Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion i Kuvendit të Kosovës

, 15.05.2007




Hulumtimet në Minierën e Drazhnjës nga Kompania “ Kosova Resources LLC” janë bërë në bazë të Ligjit, do të thotë se Licenca për hulumtime është lëshuar në bazë të Rregullores nr: 2005/03. Meqenëse ende nuk është nënshkruar nga ana e PSSP-it Ligji për minierat dhe mineralet si dhe Ligji për hulumtimet gjeologjike,për hulumtime të këtilla dhe të ngjashme se këto Licenca lëshohen në bazë të Rregullores së lartpërmendur dhe sipas parimit, se cili e paraqet kërkesën më parë për hulumtimin e një lokacioni të caktuar. Në të ardhmen për të mos u përsëritur situata të ngjashme , do të duhej që urgjentisht të bëhen disa ndryshime të Rregullores si edhe të Ligjit. Këto ishin disa nga konstatimet nga mbledhja e rregullt e Komisionit për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion e Kuvendit të Kosovës të cilin e kryesonte z. Ibush Jonuzi, kryetar i komisionit, e në të cilin pikë kryesore e rendit të ditës ishte, roli i Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit, përkitazi me dhënien e licencës Kompanisë “ Kosova Resources LLC” për kryerjen e hulumtimeve në Minierën e Drazhnjës.

Në këtë mbledhje përveç anëtarëve të Komisionit merrnin pjesë Drejtori për Privatizim në Agjencinë Kosovare të Mirëbesimit,z. Kirk Adams si dhe Zyrtari Ekzekutiv i Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit, z. Shkumbin Bicaj.

Në mbledhjen e lartpërmendur përveç të tjerash u theksua nga anëtarët e Komisionit edhe ky fakt se para shumë vitesh hulumtimet në këtë minierë i kanë bërë ekspertët e Kombinatit “ Trepça” dhe se për këtë ekziston dokumentacioni bindës faktografik. Përveç kësaj disa nga anëtarët e Komisionit kanë kërkuar që këto paqartësi përkitazi me dhënien e Licencës Kompanisë “Kosova Resources LLC” për kryerjen e hulumtimeve në Minierën e Drazhnjës të zgjidhen sa më parë, dhe sipas mundësisë për shkak të interesit për zhvillimin ekonomik të Kosovës, përfaqësuesit e Kombinatit “Trepça” dhe përfaqësuesit e Kompanisë “ Kosova Resources LLC “ të merren vesh përkitazi me kryerjen e hulumtimeve në Minierën e Drazhnjës.
Nga mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion i Kuvendit të Kosovës