Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit të Shërbimeve Publike, Administratë Lokale dhe Media të Kuvendit të Kosovës
, 16.05.2007
Komisioni i Shërbimeve Publike, i Administratës Lokale dhe i Mediave i Kuvendit të Kosovës, e kryesoi zonja Nekibe Kelmendi, kryetare e Komisionit, mbajti sot mbledhjen e rregullt, në të cilën, si pikë kryesore e rendit të ditës ishte nivelimi i pagave në Shërbimin Civil të Kosovës. Raportin lidhur me këtë pikë të rendit të ditës e paraqiti ministrja e Ministrisë së Shërbimeve Publike Melihate Tërmkolli.
Duke bërë fjalë për nivelimin e pagave në Shërbimin Civil të Kosovës, ministrja Tërmkolli theksoi se që nga viti 2004, në Shërbimin Civil të Kosovës, ka filluar rregullimi i regjistrave të pagave. Përkundër faktit se rregullimi i regjistrave të pagave ka përfunduar gjatë vitit të shkuar, megjithatë, zbatimi i tyre nuk është bërë për shkak të mungesës së mjeteve financiare (rreth 8 milionë Euro) në Buxhetin e Kosovës. Në fillim të këtij viti Ministria e Shërbimeve Publike e aktualizoj edhe njëherë këtë çështje dhe pritet që në ditët e ardhshme të përfundojë Raporti lidhur me nivelimin e regjistrave të pagave të punëtorëve që punojnë në Shërbimin Civil të Kosovës, si në nivelin lokal ashtu edhe në atë qendror. Pritet që së shpejti të përfundojnë edhe dy projektligjet që e rregullojnë këtë problematikë: Projektligji për pagat dhe Projektligji për Shërbimin Civil. Pas miratimit të këtyre dy projektligjeve në Kuvendin e Kosovës dhe pasi t’i nënshkruajë PSSP, do të duhej që brenda pesë vjetësh të zbatohej plotësisht reforma në Shërbimin Civil të Kosovës. Në bazë të reformave të reja do të reduktohet numri i vendeve të punës, kështu që në disa shërbime do të bëhet transferim i punëtorëve, kurse në disa të tjera ky numër do të rritet, para së gjithash, i profesionistëve.