Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Berisha priti ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Lulzim Basha
, 18.05.2007
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, ka pritur sot ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Lulzim Basha, të cilit i ka uruar për postin me rëndësi që ka marrë, si dhe e ka falënderuar për angazhimin e diplomacisë së Shqipërisë lidhur me çështjen e Kosovës, duke u shprehur i bindur se ky angazhim do të jetë i nevojshëm edhe më tej, për periudhën e pastatusit dhe për integrimet evropiane.
Kryetari Kuvendit në takim me ministrin e Jashtëm shqiptar paraqiti zhvillimet aktuale, punën dhe angazhimin e Kuvendit të Kosovës, e në mënyrë të veçantë ka theksuar pjesën që ka të bëjë me implementiminin e Pakos së z. Ahtisari.
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Lulzim Basha, cili shoqërohet nga Sami Shiba, kryesues i Sektorit për Kosovën në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Flamur Gashi, drejtor për Diasporën dhe nga këshilltari i ministrit, Arben Çejku, ka theksuar se çështja e Kosovës, përkatësisht miratimi i Rezolutës në Këshillin e Sigurimit, duke përfshirë Pakon e Ahtisarit, është prioritet i të gjitha anagzhimive të diplomacisë së Shqipërisë. Basha përsëriti qëndrimet përkrahëse të Tiranës zyrtare për Planin e Ahtisarit si dokument që ofron zgjidhje për të gjithë dhe theksoi rëndësinë e jashtëzakonshme që ka miratimi i Pakos, duke ruajtur integritetin e saj.
Basha shprehu vlerësime të larta për angazhimet, pjekurinë dhe unitetin e liderëve dhe të institucioneve të Kosovës në punën e deritashme dhe përgatitjet për proceset në vazhdim . Ai ka vlerësuar gjithashtu unitetin dhe angazhimin e vendosur të Uashingtonit dhe të BE-se për të përfunduar sa më shpejt procesin e definimit të statusit dhe përkrahjen Pakos së z. Ahtisari.
Është e rëndësisë së jashtëzakonshme që në këtë fazë vendimtare të mbretërojë qetësia, stabilitei dhe maturia në Kosove, fakte këto që edhe deri tash janë vlerësuar lart nga Bashkesia ndërkombetare, ka spikatur ministri Basha. Ai e ka garantuar kryeparlamentarin Berisha për mbështetjen e fuqishme dhe të plotë të Shqipërisë në të gjitha përpjekjet e Kuvendit dhe të faktorit politik në Kosovë, për të vazhduar bashkëpunimin me komunitetin ndërkombëtar në këtë periudhë të ndritur dhe vendimtare të përcaktimit të statusit të Kosovës, në përputhje me aspiratat shumë shekullore të qytetarëve të Kosovës.
Në takim është biseduar edhe për bashkëpunimin ekonomik dhe lehtësimet që do të ofrojë Shqipëria edhe këtë verë për turistët nga Kosova.