Lajmet e fundit
Komisioni Parlamentar për Arsim vizitoi ASHAK-në
, 18.05.2007
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini e Sport i Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga Enver Hoxhaj, kryetar i Komisionit, vizitoi Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Pasi falënderoi Komisionin për këtë vizitë, kryetari i ASHAK, akademik Rexhep Ismajli paraqiti një pasqyrë të punës dhe rrjedhave shkencore e artistike në këtë institucion më të lartë të vendit në fushën e shkencës dhe artit. Shkencëtarëve dhe artistëve të Kosovës asnjëherë nuk iu ka munguar vetëmohimi, madje edhe në kushtet më të rënda të okupimit serb,të vetëdijshëm për misionin që kishin drejt një të ardhmeje sa më të mirë të vendit. Mirëpo, në këtë rrugë ata gjithnjë ballafaqohen me vështirësi të mëdha materiale, të cilat ua zënë frymën edhe synimeve më ambicioze e më vetëflijuese. Për fat te keq këto vështirësi po e shoqërojnë ASHAK-në edhe pas luftës. Ndër pengesat më të mëdha janë mungesa e lokalit, si dhe buxheti tejet i ulët, të cilat e bëjnë gati të pamundur një veprimtari normale të këtij institucioni.Në këtë frymë bëhej apel që Kuvendi i Kosovës dhe Qeveria e Kosovës të angazhohen më shumë që këtij institucioni t’ i krijohen kushtet për punë, sidomos kur është fjala për ndërtimin sa më të shpejtë të ndërtesës së re të Akademisë.
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë , Rini e Sport mori zotimin se në procedurë parlamentare do të bëjë gjithçka që është e mundur për t’ iu dhënë zë shqetësimeve aktuale të Akademisë.
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë , Rini e Sport mori zotimin se në procedurë parlamentare do të bëjë gjithçka që është e mundur për t’ iu dhënë zë shqetësimeve aktuale të Akademisë.