Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Berisha priti pjesëmarrësit e Konferencës Rajonale
, 19.05.2007
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, z. Kolë Berisha, organizoi sot një pritje për pjesëmarrësit e Konferencës Rajonale Parlamentare për Mbikëqyrjen e Sektorit të Sigurisë Publike, e cila u mbajt në Prishtinë. Duke iu drejtuar të pranishmëve kryeparlamentari Berisha tha se nga punimet e kësaj Konference jeni më të pasur për shumëçka, sidomos me përvojat e çmuara që keni këmbyer ndërmjet jush. Ne kemi nevojë për konferenca të këtilla, sepse na duhen ambasadorë të paanshëm , të cilët tregojnë realitetin në Kosovë.
Në vijim kryeparlamentari foli për strukturën e Kuvendit të Kosovës, për angazhimet aktuale në fushën e legjislacionit, si dhe për shumë segmente të tjera të reformës në Kuvendin e Kosovës. Në këtë frymë ai përmendi edhe ndihmën shumë të çmuar të katër parlamenteve evropiane :Francës, Gjermanisë, Belgjikës dhe Sllovenisë, të cilët në kuadër të Projektit të përbashkët ndihmojnë Kuvendin e Kosovës. Ligjet që sjell Kuvendi i Kosovës, tha në vijim Berisha janë të standardeve evropiane. Në këtë vështrim na pret një punë edhe më e madhe , posa të fillojmë me sendërtimin e Pakos së Ahtisarit edhe në fushën e legjislacionit. Në këtë aspekt ne qysh tash jemi në gjendje mobile për të realizuar të gjitha obligimet që na presin.
Në këtë pritje foli edhe Naim Maloku, anëtar i Kryesisë dhe kryetar i Komisionit për Siguri të Kuvendit të Kosovës, duke u përqendruar sidomos në kushtet e punës në Kuvendin e Kosovës. Ai theksoi se edhe në kushtet në të cilat punohet arrijmë të kryejmë të gjitha detyrat dhe obligimet që kemi, duke treguar edhe efektshmëri mjaft të lartë.
Nga ana e Kuvendit pjesëmarrësve iu ndanë edhe disa dhurata modeste.