Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit Parlamentar për Shërbime Publike, Administratë Lokale dhe Media

, 21.05.2007




Komisioni për Shërbime Publike, Administratë Lokale dhe Media i Kuvendit të Kosovës, kryesuar nga Nekibe Kelmendi , kryetare e Komisionit, kishte sot një takim me përfaqësues të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Zyrës për Qeverisje të mirë, KEK- ut, RTK-së dhe Shoqatës së të verbërve dhe me të pamë të dobësuar, lidhur me kërkesën e kësaj shoqate për ndryshimin e Ligjit për RTK-në, kur është fjala për pagesën e taksës ndaj këtij institucioni. Gjatë debatit pjesëmarrësit kishin mirëkuptim për këtë kërkesë të Shoqatës, por lindnin dilema se si të realizohet kjo. Komisioni kërkoi edhe disa informacione shtesë lidhur me këtë kërkesë, në radhë të parë se sa është numri i kryefamiljarëve të verbër. Komisioni u zotua se edhe më tutje do të ta trajtojë këtë çështje.
Mbledhja e Komisionit Parlamentar për Shërbime Publike, Administratë Lokale dhe Media