Lajmet e fundit
Parlamentarët në Prizren
, 21.05.2007
Në kuadër të Projektit “Java e Kuvendit” kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha dhe anëtarët e Kryesisë: Sabri Hamiti, Naim Maloku, Gazmend Muhaxheri dhe Bislim Hoti, të shoqëruar nga deputetë nga komunat e rajonit të Prizrenit dhe nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, Ismet Krasniqi, kanë vizituar sot komunën e Prizrenit.
Aktivitetin e parë në Prizren parlamentarët e kanë pasur në Gjimnazin “Gjon Buzuku”, ku janë pritur nga arsimtarët dhe nga drejtori i shkollës, Sadik Çoçaj, i cili i ka njoftuar për punën, sukseset, por edhe për vështirësitë ë kësaj shkolle me mbi 2300 nxënës dhe 154 arsimtarët e tyre që e organizojnë mësimin në tri gjuhë: në gjuhën shqipe, turke dhe boshnjake. Ka pasuar takimi me nxënësit e kësaj shkolle, ku parlamentarët e Kosovës u janë përgjigjur pyetjeve të shumta të nxënësve për përbërjen e Kuvendit, për mënyrat e organizimit të punës, për trupat punuese të Kuvendit, për proceduarat e nxjerrjes së ligjeve, sa zbatohen ligjet e miratuara, cili është roli i femrës në legjislativin e vendit dhe pyetje të tjera të formuluara me mendjemprehtës dhe të shqiptuara me siguri të lakmueshme nga gjimnazistët e Prizrenit.
Në orën 12, udhëheqja e Kuvendit dhe deputetët e zonës kanë pasur një takim në Kuvendin Komunal të Prizrenit me këshilltarët e Asamblesë Komunale të Prizrenit, në të cilin merrnin pjesë edhe kryetarët e kuvendeve komunale të Therandës, të Sharrit, të Malishevës dhe të Rahovecit, kryetarët dhe nënkryetarët e qeverive komunale dhe drejtorët e drejtorive komunale.
Takimin e ka hapur kryetari i komunës së Prizrenit, Eqrem Kryeziu, i cili e ka përshëndetur instalimin e praktikës së takimeve të udhëheqjes së Kuvendit të Kosovës me nxënësit, qytetarë dhe përfaqësuesit e Asambleve komunale dhe të pushteti lokal.
Duke e marrë fjalën në këtë takim, kryeparlamentari Berisha e ka falënderuar OSBE-në për inicimin dhe organizimin e Javës së Kuvendit, kurse kryetarin e Kuvendit Komunal, Kryeziu dhe përfaqësuesit e komunave përreth, i ka falënderuar për pjesëmarrjen në këtë takim. Ai pastaj e ka paraqitur një ekspoze të shkurtër për përbërjen e Kuvendit dhe mënyrën e funksionimit të tij, për të lënë kohë të mjaftueshme për pyetjet e përfaqësuesve të legjislativit dhe të ekzekutivit të komunave të rajonit të Prizrenit.
Në pyetjen se si do të veprojë Kuvendi nëse nuk miratohet Rezoluta për Kosovën në KS të OKB-së, kurse bashkësia ndërkombëtare na këshillon të mos e shpallim pavarësinë në mënyrë të njëanshme, Berisha është shprehur i prerë se pavarësia do të ndodhë, siç do të ndodhë edhe rezoluta për Kosovën. Ndërkaq duke folur për hartimin e Kushtetutës,Berisha ka pohuar se Kushtetuta tashmë është hartuar, por pritet vendimi për statusin, që të inkorporohen në te edhe rreth një të tretës së tekstit nga Pakoja e Ahtisarit. Ai është shprehur i bindur se Kuvendi i Kosovës do t’ia dalë që të miratojë me procedurë të përshpejtuar edhe shumë ligje të cilat dalin nga Pakoja e Ahtisarit.
Mosnjohja e pavarësisë së Kosovës është bërë pengesë për zhvillimin ekonomik she shoqëror të vendit, ka thënë anëtari i Kryesisë, Sabri Hamiti, i cili ka shtuar se e kemi vullnetin politik për pavarësi, e kemi edhe mandatin e popullit për ta realizuar at, por se aktualisht na nevojitet njohja ndërkombëtare e këtij vullneti.
Prolongimi i zgjidhjes së statusit të Kosovës ka prolonguar edhe një varg ligjesh nga lëmi i sigurisë, ka pohuar anëtari i Kryesisë Naim Maloku.
Pyetjes se a marrin pjesë përfaqësuesit e minoritetit serb dhe të minoriteteve të tjera për hartimin e Kushtetutës dhe të ligjeve, anëtari i Kryesisë, Gazmend Muhaxheri i është përgjigjur pozitivisht, duke theksuar se minoritetet kanë marrë pjesë në hartimin e Ligjit për të drejtat e minoriteteve që pritet të jetë Ligj Kushtetues i Kosovës. Anëtari tjetër i Kryesisë Bislim Hoti, madje ka pohuar se sa i përket trajtimit të pakicave, të gjitha vendet e rajonit do të na e kenë lakmi.
Në orët e pas ditës parlamentarët e Kosovës kanë pasur një takim me qytetarët e rajonit të Prizrenit, i mbajtur në Shtëpinë e Kulturës së këtij qyteti, me ç’rast kanë bashkëbiseduar me ta lidhur me krijimin e simboleve shtetërore të Kosovës, për ndryshimin në sistemin zgjedhor të Kosovës dhe listat e hapura për deputetë, për çështjen e Ligjit për pronën dhe për dialogun ndërmjet deputetit dhe qytetarëve etj.
Java e Kuvendit vazhdon nesër në Qytetin e Pejës me orar të ngjashëm të takimeve.