Lajmet e fundit
Dëgjim publik në Komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini e Sport
, 22.05.2007
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini e Sport i Kuvendit të Kosovës , i kryesuar nga Enver Hoxhaj, kryetar i Komisionit, mbajti një dëgjim publik lidhur me raportet : Auditimi i çështjeve gjinore në sistemin arsimor – Qendra Kosovare për Studime Gjinore; Qeverisja dhe konkurrenca në arsimin e lartë – KIPRED dhe Raporti për rininë – UNDP. Ishte vlerësim i përgjithshëm se raportet ishin mjaft cilësore, se ato sillnin informata, vlerësime e shqetësime mbi një bazë të gjerë hulumtimesh shteruese në këto segmente të rëndësishme të shoqërisë sonë.
Vëmendje e veçantë në këtë dëgjim publik iu kushtua perspektivës së barazisë gjinore dhe tejkalimit të paragjykimeve e tradicionalizmit në aspektin gjinor. Shih për këtë u tha se është e nevojshme hartimi i politikave nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe subjekteve të tjera për zbatimin e barazisë gjinore në të gjitha nivelet e arsimit. Vërejtje më të mëdha në adresë të një kundrimi ende tradicional në fushën e barazisë gjinore u dhanë edhe në përmbajtjen e teksteve shkollore , të cilat nuk përkojnë me kërkesat bashkëkohore në lëmin e barazisë gjinore, sidomos në aspektin e hapësirës shumë më të ngushtë që i jepet femrës në krahasim me mashkullin.
Gjatë debatit u tha se shpesh thuhet se rinia është pasuria më e madhe e shoqërisë , por sikur harrohet të thuhet se kjo vlen vetëm nëse rina shkollohet, pra është e arsimuar. Në këtë vështrim u dhanë të dhëna se Kosova për nga shkalla e përfshirjes së nxënësve dhe studentëve , ashtu si dhe për nga shkalla e të diplomuarve, sipas përqindjes së popullsisë, dukshëm është nën nivelin e shteteve të Rajonit. U përmend fakti që në Kosovë diplomojnë katër herë më pak studentë se sa në Bullgari sipas përqindjes së popullsisë. U bënë vërejtje edhe në aspektin e cilësisë së mësimeve e studimeve, që lë shumë për të dëshiruar. Si tha një diskutues, më shumë po nxjerrim reprodukues se sa mendimtarë.