Lajmet e fundit
Nga vizita e kuvendarëve të Kosovës në Mitrovicë
, 23.05.2007
Në takimet që kanë pasur sot kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha dhe anëtarët e Kryesisë: Ramë Buja, Naim Maloku, Gazmend Muhaxheri dhe Bislim Hoti, si dhe deputetë të zonës, me nxënës, qytetarë dhe strukturat komunale të Mitrovicës, të Vushtrrisë dhe të Skenderajt, janë ndjerë shqetësimet për problemet e shumta të qytetit të Mitrovicës, skepsat për funksionimin e qytetit me dy komuna, si dhe për çështjet e sigurisë së pjesës veriore të Kosovës.
Në pyetjen e një këshilltari të Asamblesë Komunale të Mitrovicës se çfarë strategjie kanë institucionet e Kosovës për bashkimin Mitrovicës, kryeparlamentari Berisha është përgjigjur strategjia është paraparë me Pakon e Ahtisarit, sipas së cilës për tri vjet do të funksionojnë dy komuna, të ndërlidhura me një bord të përbashkët nga ty dy komnitetet, për të bërë që të krijohen kushtet për integrimin e Mitrovicës.
Duke u përgjigjur në një pyetje për sigurinë e rrezikuar në pjesën veriore të Kosovës, anëtari i Kryesisë, Naim Maloku, ka pohuar se niveli i sigurisë në Kosovës është normal dhe se vendi po përgatitet që të marrë përgjegjësitë për sigurinë e vetë dhe për sigurinë e rajonit. Ai ka vënë në pah faktin që Kuvendi ka miratuar Pakon e Ahtisarit, e cila e garanton tërësinë territoriale të Kosovës. Ka pasur, ndërkaq edhe qëndrime të përfaqësuesve të pushteti lokal, por edhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës se problemi i Mitrovicës është i trashëguar dhe se më shumë është investuar për ta ndërlikuar çështjen se sa për ta zgjidhur atë.
Udhëheqësit e komunave të rajonit të Mitrovicës, në këtë takim, të cilin e ka udhëhequr kryetari i Kuvendit komunal të Mitrovicës, Mursel Ibrahimi, kanë theksuar se është investuar tepër pak në këtë pjesë të Kosovës për ekonominë dhe mirëqenien e qytetarëve, e cila ka qenë e dëmtuar nga lufta, dhe ku janë të vendosur rreth 10 mijë refugjatë nga pjesa veriore e Mitrovicës. Deputetëve u janë bërë edhe shumë pyetje se pse janë ndarë mjete të shumta financiare për kthimin e serbëve në pronat e tyre, por jo edhe për kthimin e shqiptarëve.
Pyetje të ngjashme për statusin e Kosovës, çështjen e simboleve shtetërore, për domosdonë e bashkimit të qytetit janë shtruar edhe në takimin e anëtarëve të Kryesisë së Kuvendit me qytetarët e Mitrovicës. Ndërkaq një takim shumë simpatik është zhvilluar sot në Gjimnazin “ Frang Bardhi”, në të cilin takim ishin ftuar edhe nxënës së Shkollës së Mjekësisë, Shkollës Ekonomike dhe asaj Teknike, të organizuar nga Këshilli Rinor dhe i moderuar në mënyrë të shkëlqyer nga nxënësja Aurora Ademi.
Duke e hapur këtë takim, drejtori i Gjimnazit Fazli Hajrizi ka spikatur se themeli i shtetit tonë është edukimi dhe arsimimi i mirë gjeneratave të reja, sepse, njerëzit bëhen të virtytshëm vetëm nëpërmjet zbatimit të ligjeve të mira, ka cituar ai filozofët antikë.
Pyetjet mendjemprehta të nxënësve përmblidheshin në procedurën e miratimit të ligjeve, strukturimin e Kuvendit dhe në atë se çka ka bërë Kuvendi për çështjen e arsimit.
Në pyetjen se a mund të jetë decentralizim mollë sherri për të ardhmen e Kosovës, kryeparlamentari Berisha është shprehur se decentralizimi është proces, të cilin do të duhej ta bënim pa na thënë kush, sepse, e afron qytetarin me pushtetin lokal, ku i realizon interesat e tij. Megjithëse ka pasur tendenca që t’i jepet kahe tjetër decentralizimit, qëllimi fillestar është ruajtur ka thënë kreu i Kuvendit.
Duke iu përgjigjur pyetjes së një nxënëseje se çka bërë Kuvendi për fuqizimin e rolit të rinisë në shoqëri, anëtari i kryesisë, Gazmend Muhaxhei ka shpjeguar se seanca e ardhshme plenare e Kuvendit do t’i kushtohet kësaj çështje dhe se do të ketë debat për çështjen e rinisë.
Në pyetjet e shumta të nxënësve lidhur me përmirësimin e cilësisë së mësimit dhe të kushteve të veprimtarisë së arsimit, Ramë Buja ka pohuar se arsimi duhet të trajtohet si prioritet kombëtar dhe këtë e ka ilustruar me atë thinjen e njohur irlandeze: “Zhvillimi ynë mbështetet në dije” .
Në të gjitha takimet debatit i kanë kontribuuar edhe anëtari i Kryesisë Bislim Hoti dhe deputetët, Fadil Geci, Ibush Jonuzi, Ramadan Kelmendi e të tjerë.