Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Berisha priti zëvendësshefin e UNMIK-ut, Stiven Shuk

, 24.05.2007




Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, priti sot në një takim të rregullt pune zëvendësshefin e UNMIK-ut, Stiven Shuk në kuadër të bashkëpunimit për çështje të aktualitetit, sidomos lidhur me ato projekte që kërkojnë angazhim të përbashkët. Në fokus të takimit të sotëm ishte diskutimi i çështjes së ligjeve që e presin Kuvendin e Kosovës, e të cilat kanë rëndësi për statusin dhe implementimin e Pakos së z.Ahtisari.

Kryeparlamentari Berisha dhe zëvendësshefi i UNMIK-ut , Shuk, u pajtuan se ky korpus i ligjeve kërkon shumë punë, shumë përgatitje dhe shumë koordinim të disa instancave, në mënyrë që të mos ketë vonesa, as për hartimin e tyre, as për miratimin e tyre kur të procedohen në Kuvend.

Z.Shuk theksoi se në takimin që ka zhvilluar me grupin e përgatitjes së transicionit kanë diskutuar rëndësinë e hartimit të një strategjie për procedim me efikas të këtyre ligjeve, si dhe koordinimin paraprak me Kuvendin, lidhur me listën e këtyre ligjeve që do të vijnë për miratim. Stiven Shuk me këtë rast u shpreh optimist se Rezoluta lidhur me statusin e Kosovës së shpejti do të miratohet në Këshillin e Sigurimit.

Kryeparlamentari Berisha edhe në këtë takim shprehu optimizmin se Kuvendi ka bërë dhe po bën përgatitjet e duhura për t’ u ballafaquar me efikasitet me sfidën e miratimit të ligjeve të transicionit

Kryeparlamentari Berisha priti zëvendësshefin e UNMIK-ut, Stiven Shuk