Lajmet e fundit
Një delegacion i Kosovës merr pjesë në Asamblenë Parlamentare të NATO-së
, 28.05.2007
Që nga 25 maji i vitit 2007, një delegacion i udhëhequr nga kryetari i Komisionit për Siguri të Kuvendit të Kosovës , z. Naim Maloku, në përbërje të të cilit është edhe zëvendësministri i Punëve të Brendshme, z. Dejan Jankoviq, me ftesë të sekretariatit të Asamblesë Parlamentare të NATO-së, po merr pjesë në seancën e pranverës të këtij parlamenti.
Në këtë seancë diskutohen aspekte të ndryshme të sigurisë dhe çështje me interes të veçantë për NATO-në , pa lënë anash edhe Kosovën. Pas një prezantimi të thuktë nga ana e z. Nicholas White, nga diplomatët e pavarur u diskutua çështja e Kosovës dhe siguria në rajonin e Ballkanit nga parlamentarë të vendeve të ndryshme anëtarë dhe vëzhgues të NATO-së. Me këtë rast iu dha fjala edhe z. Naim Maloku si përfaqësues i Kuvendit të Kosovës dhe udhëheqës i delegacionit. Duke koinciduar me prezantimin e z. White, sidomos në aspektet e inkorporimit të minoriteteve në institucionet kosovare, z. Maloku theksoi faktin se në përbërje të delegacionit është edhe zëvendësministri , z. Jankoviq. Ai gjithashtu shprehu nevojën e zgjidhjes së statusit dhe kalimin e pakos së Ahtisarit dhe propozimit të tij në Këshillin e Sigurimit të OKB. Z. Maloku siguroi parlamentarët se Kosova është e gatshme të kalojë nga konsumuesi i sigurisë në konsumues dhe ndihmues në garantimin e sigurisë dhe se Kosova është e gatshme të marrë përgjegjësitë e veta në rolin e saj si ndihmues në garantimin e sigurisë në Kosovë, rajon dhe më gjerë. Ai, në thirrjen e tij që të mos vonohet zgjidhja e statusit, ftoi komunitetin ndërkombëtar që të ndihmojë zhvillimin ekonomik të Kosovës, në mënyrë që ajo të jetë faktor i krijimit të një ambienti stabil dhe prosperues për rajonin.
Vlen të theksohet se Kosova pos që po merr pjesë në këtë seancë, asaj si mysafire iu dha edhe e drejta e fjalës si vend mysafir.