Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisioni Parlamentar për Arsim
, 29.05.2007
Komisioni për Arsim, Shkencë Teknologji, Kulturë Rini e Sport i Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga Enver Hoxhaj, kryetar i Komisionit, shqyrtoi sot implementimin e Ligjit për veprimtarinë botuese dhe librin. Me këtë rast u tha se gjendja e librit në Kosovë është e rëndë, si dhe u konstatua se tituj librash Kosova ka mjaftë, por nuk ka lexues të mjaftueshëm, për arsyeje të gjendjes së rëndë ekonomike, si dhe u vlerësua se heqja e TVSH-së do t’i ndihmonte librit që të jetë edhe më i shituar.
Në këtë mbledhje, me theks të veçantë u analizuan pasojat e ndryshimit të tri neneve të Ligjit për veprimtari botuese dhe libër (nenet X, XI dhe XII), ligj ky, i cili ka kaluar në Kuvendin e Kosovës, por është ndryshuar nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm i OKB-së. Me heqjen e këtyre neneve ka mbetur edhe më tutje gjendja e rëndë e librit, meqë këto tri nene kanë paraparë lehtësime të mëdha për librin, duke e hequr TVSH-në dhe krijuar lehtësime të tjera për librin.
Në këtë takim morën pjesë edhe përfaqësues të shtëpive botuese të Kosovës, të cilët kërkuan që të ndihmohet libri dhe të kthehen e nenet e hequra në Ligjin e lartpërmendur.
Në fund të takimit, kryetari Hoxhaj, premtoj se këtë çështje do ta çojë edhe më tutje deri në Kryesi të Kuvendit, i cili organ do të kërkojë përgjigje nga Zyra Ligjore e UNMIK-ut për arsyet e heqjes së këtyre neneve, nga Ligji i cili ka kaluar në Kuvendin e Kosovës.
Komisioni mori vendim që të mbahet sërish një takim në mes të Përfaqësuesit të UNMIK-ut, Ministrisë së Kulturës dhe Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave, për të parë mundësinë e ndërhyrjes dhe kthimit prapa të këtij Ligji, si për kthimin e neneve në fjalë, po ashtu edhe për sugjerimet e tjera që do të mund vijnë nga botuesit e librit.