Lajmet e fundit

Java e Kuvendit në Gjilan

, 25.05.2007




Në kuadër të Javës së Kuvendit, udhëheqja e Kuvendit të Kosovës dhe deputetë të zonave, të hënën më 28 maj 2007, do të vizitojnë Rajonin e Gjilanit.

Takimi i parë fillon në orën 10,30 në shkollën e mesme “ Arbëria”, në orën 12 mbahet takimi me zyrtarët e Kuvendit Komunal dhe me përfaqësues të pushtetit lokal të Rajonit të Gjilanit, ndërsa në orën 16, në sallën e Kuvendit Komunal mbahet takimi me qytetarë.