Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit Parlamentar për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini e Sport

, 30.05.2007




Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini e Sport i Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga Enver Hoxhaj, kryetar i Komisionit, shqyrtoi një shkresë tё Institutit Albanologjik të dërguar nga Këshilli Shkencor i këtij Instituti, me të cilin paraqiten shqetësime lidhur me mënyrën e sjelljes së statutit të Institutit Albanologjik të Prishtinës. Si në këtë shkresë, ashtu edhe në diskutimet e punonjësve shkencorë të Institutit, adresoheshin vërejtje të mëdha në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. Sipas diskutuesve mënyra se si është sjellë nga ministria statuti, e në mbështetje të tij edhe drejtori i ri, është e paligjshme. Statuti, theksonin ata, ka shumë paqartësi dhe shmangije nga ligji.

Gjithë kjo punë rreth statutit, theksonin ata, është shoqëruar me shumë shkelje procedurale dhe ligjore. Ata ishin kategorik në mendimin se me këtë statut po i ndërrohet veprimtaria Institutit Albanologjik. Ata këmbëngulnin se Ministria ua ka dërguar statutin në formë të një dekreti të nënshkruar nga ministri i Arsimit. Kishte ndonjë zë nga Instituiti se folësit nuk po paraqesin gjendjen reale dhe se gjërat po personalizohen. Ndërkaq, përfaqësuesi i ministrisë së Arsimit thoshte se çdo gjë është punuar sipas ligjit.

Komisioni u zotua se do të angazhohet edhe më tutje rreth kësaj çështjeje në frymë të zbatimit të ligjit, duke dhënë propozimin që kjo gjendje të procedohet edhe në Kryesinë e Kuvendit të Kosovës.
Mbledhja e Komisionit Parlamentar për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini e Sport