Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Berisha priti përfaqësuesit e Asamblesë Komunale të Fëmijëve të Prishtinës dhe Ambasadorët e Vegjël

, 01.06.2007




Kryetari i Kuvendit të Kosovës, z. Kolë Berisha, priti sot përfaqësuesit e Asamblesë Komunale të Fëmijëve të Prishtinës dhe Ambasadorët e Vegjël të Prishtinës, me rastin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve. Fëmijët kryesoheshin nga drejtori i Drejtoratit për Kulturë të Prishtinës, Mustafë Halili dhe udhëheqësit e këtyre asociacioneve.

Duke i uruar për këtë ditë, kryeparlamentari Berisha u shpreh se me kënaqësinë më të madhe pret mysafirët nga radhët e fëmijëve dhe të rinjve, sepse në këto kontakte njeriu sikur rinohet. Ju , tha Berisha, jeni ardhmëria e Kosovës, pra edhe e Kuvendit. Kosova shumë shpejt do të fitojë pavarësinë. Madje, ne qysh tash po punojmë për Kosovën e pas statusit. Do të krijohen kushte që Kosova të ecën shumë më shpejt drejt një të ardhme më të lumtur. Në këtë frymë na presin shumë punë, posaçërisht në lëmin zhvillimit ekonomik. Perspektiva është e padiskutueshme, por ajo nuk do të vijë nga dita e parë e pavarësisë. Njerëzit e Kosovës janë njerëz të punës, ashtu si edhe popujt tjerë evropianë. Këtë fakt po e shohin edhe njerëzit që vijnë nga bota në Kosovë .Gëzon fakti që pos kësaj, Kosova ka edhe mjaft resurse natyrore, me të cilat mund të mbajë vetveten.
Kryeparlamentari Berisha priti përfaqësuesit e Asamblesë Komunale të Fëmijëve të Prishtinës dhe Ambasadorët e Vegjël